More

    Carovska apelon ta përdoren librat digjitalë, të denoncohet shitja e librave të shtypur

    MPB ka indikacione dhe veprime ku janë shkelur të drejtat materiale të autorëve dhe botuesve të teksteve shkollore, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse MASH është e informuar se disa librari shesin komplete të librave shkollorë për klasën e katërt, për të cilat nga ky vit duhet të përdoren digjitale.

    “Byroja për Zhvillimin e Arsimit nuk i ka dhënë miratim askujt për printimin e kopjeve. Nëse më thoni se ku janë, atëherë unë do ta raportoja drejtpërdrejt në Ministrinë e Punëve të Brendshme, siç bëra në rastet e mëparshme kur kisha informacione se një gjë e tillë ndodhi dhe ku kishte veprime”, deklaroi Carovska pas pjesëmarrjes në një konferencë për promovimin e edukimi financiar të nxënësve nga shkollat ​​e mesme profesionale.

    Theksoi gjithashtu se inspektorët e arsimit janë vazhdimisht në terren për të kontrolluar nëse tekstet shkollore të fotokopjuara përdoren për klasat e katërta, duke apeluar që të përdoren versionet digjitale.

    Carovska tha se se tekstet shkollore janë falas dhe të disponueshme në e-biblioteka.gov.mk dhe duhet të përdoren në versionin digjital sepse, tha kjo është me interesin më të lartë të nxënësve dhe procesin e shkrim -leximit të tyre digjital dhe monitorimin e përmbajtjeve mësimore të ndjekur nga multimedia dhe kuize që nuk janë në versionin e shtypur.

    Në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se është absolutisht e kënaqur me vijimin e vitit shkollor 2021/2022 dhe me gatishmërinë e shkollave dhe mësuesve për të pranuar ndryshimet dhe rezistencën me të cilën, siç tha ajo, dikush u përpoq t’i krijojë ato artificialisht, i bëhet vetëm dëm të arsimit dhe të çdo nxënësi.

    Njoftoi se dje kishte 0.01 për qind të infektuar të rinj në klasat me prani fizike dhe gjithsej janë 0.27 për qind aktivë në shkolla, gjë që, siç tha tregon se situata është e qëndrueshme.

    Lidhur me testimin e KOVID-19 të rreth 8200 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të zgjedhura rastësisht për të marrë të dhëna mbi transmetimin e virusit në shkolla, Carovska u përgjigj se për detajet e reja rreth skriningut, opinioni do të njoftohen me kohë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...