More

    Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

    Cristiano Ronaldo të mërkurën në mbrëmje e shënoi e tij të 760-të në karrierë, pikërisht në ndeshjen e Superkupës së Italisë, duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

    Ylli portugez kishte barazuar rekordin e Josef Bican me golin e shënuar për Juven në fitoren 3-1 ndaj Sassuolo më 10 janar.

    Ai më pas kaloi ish sulmuesin çek në finalen e Supekupës së Italisë kundër Napolit të mërkurën në mbrëmje.

    Ronaldo zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë duke shfrytëzuar maksimalisht një goditje nga këndi nga e majta dhe e drejtoi topin brenda rrjetës nga një distancë e afërt.

    Ronaldo ka shënuar 84 nga 760 golat e tij me Zonjën e Vjetër.

    Pas Ronaldos e Josef Bican është braziliani Pele me 757 gola.

    Me 743 gola në vendin e katërt është Romario, ndërsa lojtari që mund t’i kalojë të gjithë dhe ende është aktiv me 719 gola është Lionel Messi.

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Delegacion i ‘El Hilal’ takim me kreun e qytetit të Shkupit

    Një delegacion i El Hilalit i përbërë nga Behixhudin Shehapi, kryetar, Talat Sadiku, nënkryetar dhe Ali Sadiku, sekretar u...

    Gjermania i dha lamtumirën Angela Merkel me gjashtë minuta duartrokitje të vazhdueshme

    Gjermania i dha lamtumirën Angela Merkel me gjashtë minuta duartrokitje të vazhdueshme. Gjermanët e zgjodhën atë për t’i udhëhequr, dhe...

    726 raste të reja, 368 të shëruar dhe shtatë të vdekur nga KOVID-19

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3 144 testime ndërsa janë regjistruar 726...

    Boban Iliq përfundimisht hyn në burg

    Boban Iliq përfundimisht hyn në burg. Siç bëri me dije për TV SHENJA zëvendës drejtori i burgut të Kumanovës...