More

    Diaspora na mban gjallë. Ja sa milion €uro solli vitin e kaluar në Maqedoni


    Diaspora në vitin 2020 ka dërguar 361 milionë euro, që është rreth 3,4 për qind e BPV-së së vendit, por është ende më e pakta në krahasim me vendet e rajonit, ku sipas të dhënave të “Eurostat” dotacione personale nga jashtë vendit në Kosovë janë 18,5 për qind e BPV-së, në Mal të Zi – 12,5 për qind, në Shqipëri – 9,8 për qind, në Bosnje dhe Hercegovinë – 9,3 për qind dhe në Serbi janë rreth 7,2 për qind e BPV-së.

    Dhe në shifra absolute kemi dotacione më të vogla nga diaspora, krahasuar me gjithë rajonin. Fluksi më i madh i mjeteve nga jashtë vendit ka Serbia – 3,37 miliardë euro, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina – 1,63 miliardë euro, Shqipëria – 1,27, Kosova – 1,25, Mali i Zi – 524 milionë euro dhe në fund Maqedonia e Veriut me vetëm 361 milionë euro.

    Sipas të dhënave të “Eurostat”, brenda BE-së varësinë më të madhe nga dotacionet personale nga jashtë në vitin 2020 e kishte Kroacia – 7,3 për qind e BPV-së, e ndjekur nga Letonia – 3,2 për qind e BPV-së dhe Rumania – 3,1 për qind.

    Përqindja e varësisë nga dotacionet e jashtë vendit llogaritet si përqindje e përgjithshme e transfereve personale në raport me BPV-në e përgjithshme të vendit.

    Të dhënat e “Eurostat” tregojnë se në vitin 2020 fluksi i parave të dërguara nga rezidentët e BE-së drejt vendeve jo anëtare të BE-së si transfere personale arriti në 34,1 miliardë euro, që është rritje prej 3 për qind krahasuar me 33,2 miliardë euro në vitin 2019. Pjesa më e madhe e transfereve personale përbëhen nga paratë e dërguara nga emigrantët në vendlindjet e tyre.

    Qarkullimi i parave në BE në vitin 2020 është 12 miliardë euro, që është rënie prej 6 për qind, krahasuar me 12,8 miliardë euro në vitin 2019.

    Në vendet e rajonit, Serbia ka daljen më të madhe të mjeteve – 342 milionë euro, ndërsa më pak Maqedonia e Veriut – 24 milionë euro. Serbia pasohet nga Shqipëria me 109 milionë euro, Mali i Zi 85 milionë euro, Bosnja dhe Hercegovina 84 milionë euro dhe Kosova 43 milionë euro. /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...