More

    Dibra mbulohet nga bora në prill

    Pas ditëve të nxehta, shiut të ditës së djeshme dhe erës gjatë natës, mbrëmë rajonin e Dibrës e mbuluan reshjet e dëborës.

    Trashësia e mbulesës së borës në vendbanimet e ulëta është disa centimetra ndërsa në ato më të larta është mbi 10 e më shumë centimetra. Ende bie borë.

    Përpos bukurisë që sjell me vete, bora nuk krijoi problem në rrjedhën normale të trafikut rrugor. Sidoqoftë, rekomandohet vozitje e kujdesshme për shkak të rrugëve të lagështa dhe rrëshqitjeve më të vogla të shkëmbinjve.

    “Trafiku zhvillohet pa ndërprerje, por në rrugë të lagështa, ndërsa në disa pjesë ka mbetje të borës, si dhe paraqitje të rrëshqitjeve më të vogla. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren për pastrimin dhe deri më tani nuk ka probleme. Sidoqoftë, rekomandohet ngasje e kujdesshme dhe respektim i rreptë i sinjaleve të trafikut, si për shkak të rrugës së lagësht ashtu edhe për mundësinë e rrëshqitjeve të tokës, rekomandojnë nga seksioni Dibër i “Rrugët e Maqedonisë”.

    Nën juridiksionin e seksionit të Dibrës janë aksi Dibër-Zherovnicë, rruga drejt Mavrovës, Dibër-Glloboçicë drejt Strugës, rruga Mellniçki Most – Qendra Zhupa, dega nga Ura e Boshkut drejt fshatrave Mallarekë, si dhe rruga për në vendkalimin kufitar “Bllatë” në një gjatësi prej rreth 120 kilometrave.

    Bora është sigurisht e mirëseardhur për rritjen e prurjes së ujit në lumenj dhe me vetë këtë edhe në akumulimin “Shpilje” (Liqeni i Dibrës).

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Apple raporton fitime rekord pas dyfishimit të shitjeve të iPhone

    Një rritje e shitjeve të iPhone, veçanërisht në Kinë, kanë dyfishuar fitimet e Apple që prej fillimit të pandemisë. Rezultatet...

    Gashi kundër digjitalizimit të librave: Është sikurse projekti i Gruevskit për kompjuterët

    Partia opozitare, Alternativa është deklaruar kundër digjitalizimit të librave shkollorë. Këtë e ka shprehur, kryetari i partisë, Afrim Gashi në...

    Kufiri me Greqinë pritet të hapet me 14 maj

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se pas konsultimit me autoritetet greke është bërë e ditur se kufiri...

    Nga java e ardhshme vaksinim i mbi 10 mijë qytetarëve në ditë

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se pikat për vaksinim masiv që duhet të funksionojnë edhe në gjashtë qytete...