More

    Digjet një restorant në Zhelinë


    Nga zjarri i cili shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit tërësisht është djegur një restorant në Zhelinë.

    Gjashtë zjarrfikës të Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Tetovë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes me dy automjete zjarrfikëse, me ç’rast shuarja e zjarrit ka zgjatur mbi tri orë.

    “Një njësitin territorial të zjarrfikësve në orën 4 e 8 minuta është bërë denoncim se ka një zjarr në rrugën e vjetër nga Tetova drejt Zhelinës. Ne menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe u përcaktua se një restorant po digjet. Pati edhe bombula ksigjeni të cilat paraqisnin rrezik. Intervenuam dhe zjarri u lokalizua në orën 7 e 20 minuta. Nuk ka të lënduar ndërsa është shkaktuar dëm i madh material”, informoi Uka Aliti, komandant i Njësitit territorial të zjarrfikësve Tetovë.

    Ndryshe zjarrfikësit e Tetovës çdo ditë kanë intervenime. Dje i kanë shuar dy zjarre, njërin në një shtyllë elektrike në Xhepçishtë dhe i dyti në qiell të hapur në afërsi të Teqes në Tetovë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Bekteshi: Janë siguruar mjete shtesë për vauçerët për turizëm

    Ministria e Ekonomisë siguroi 23 milion denarë shtesë për vauçerat për turizëm prej 12,000 denarëve për personat me të...

    “27 Prilli”: Gruevski u informua nga BDI për zgjedhjen e Talat Xhaferit

    Në Gjykatën Penale në Shkup sot u zhvillua seanca përfundimtare për organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit...

    Isa Boletini për “Corriere D’italia” (1913): Kam ardhur të bërtas në Evropë se asnjë shqiptar nuk do ta njohë ndarjen e Shqipërisë në paqe

    “La Stampa” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen e dytë, intervistën e Isa Boletinit me...

    Saraj: Policia arreston tre persona

    Tre persona nga fshati Bojanë, komuna e Sarajit janë arrestuar pas përleshjeve me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në...