More

    Disa nga vetitë e një mësuesi të mirë


    Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa, të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë, si për mësuesit edhe për nxënësit e tij.

    Mësimdhënia është punë e vështirë dhe disa mësues nuk rriten kurrë për të qenë ndonjë gjë më e mirë se mediokër!

    Ata bëjnë minimumin e kërkuar

    Mësuesit e mirë punojnë pa u lodhur për të krijuar një mjedis afeksionues dhe edukues për nxënësit e tyre.

    Mësimdhënia e mirë duket se ka të bëjë më pak me njohuritë dhe aftësitë sesa me qëndrimin e mësuesit ndaj nxënësve, subjektit dhe punës së mësuesve.

    Megjithëse lista e mëposhtme nuk është gjithpërfshirëse, ne kemi ngushtuar shumë karakteristika të një mësuesi të mirë.

    Nëse një mësues ka këto cilësi, “flijeni mendjen të dashur prindër, sepse fëmija juaj është në klasën e duhur dhe nëse ai ka pak vullnet, do të dalë nga bankat e shkollës jo vetëm si fëmijë i arsimuar, por edhe i edukuar, me sjellje për t’u pasur zili.

    Një mësues i mirë i respekton nxënësit e tij

    Në një klasë të një mësuesi të mirë, idetë dhe mendimet e secilit person vlerësohen.

    Nxënësit ndjehen të sigurt për të shprehur ndjenjat e tyre dhe mësojnë të respektojnë dhe të dëgjojnë të tjerët.

    Ky mësues krijon një mjedis mikpritës për të gjithë nxënësit/studentët.

    Një mësues i mirë krijon ndjenjën e bashkësisë dhe përfshirjes në klasë

    Respekti i ndërsjellë në klasën e këtij mësuesi siguron një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues.

    Në këtë komunitet të vogël, ka rregulla që duhet të ndiqen, punët duhet të bëhen dhe secili nxënës është i vetëdijshëm se ai ose ajo është një pjesë e rëndësishmee grupit.

    Një mësues i mirë ju ofron nxënësve ndjenjën e sigurisë dhe që ata mund të varen jo vetëm tek mësuesi, por edhe tek shokët dhe shoqet e klasës.

    Një mësues i mirë është i ngrohtë, i afrueshëm, entuziast dhe i kujdesshëm

    Ky mësues është i afrueshëm jo vetëm me nxënësit e klasës së tij por me gjithë shkollën.

    Ky është një mësues tek i cili fëmijët mund të shkojnë dhe t’i tregojnë problemet e tyre, shqetësimet apo edhe një histori qesharake.

    Një mësues i mirë është një dëgjues i mirë dhe që gjithmonë gjen kohën që t’u përkushtohet nxënësve të tij pavarësisht nga axhenda e ngarkuar. Nëse një mësues ka një ditë të keqe, askush nuk e di. Mësuesi nuk i përzien problemet e jashtme me shkollën.

    Një mësues i mirë vendos pritshmëri të larta për të gjithë nxënësit

    Ky mësues e kupton se pritshmëritë që ai ka për nxënësit e tij ndikojnë shumë në arritjet e tyre. Mësuesi e di se nxënësit në përgjithësi u japin mësuesve aq shumë ose aq pak sa pritet prej tyre.

    Një mësues i mirë ka dashuri për të mësuarin dhe frymëzon nxënësit me pasionin e tij për asimin dhe materialet e lëndës.

    Ai vazhdimisht e rinovon veten si një profesionist në kërkim për t’i ofruar nxënësve të tij kualitet më të lartë të arsimit.

     

     

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Shqipëria heq karantinën për Maqedoninë

    Komiteti i ekspertëve në Tiranë ka marr vendim që të heq plotësisht masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve...

    Filipçe: Masa të reja dhe ndryshim të orës policore

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se Shtabi i krizës e ka përkrahur ndryshimin për ndalesën  e kufizimit...

    Gjykata Specijale përkohësisht e liron Kadri Veselin

    Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë e njohur si Gjykata Speciale kanë liruar përkohësisht nga qëndrimi...

    Ngadhënjimi mbi Zheden

    Shkruan: Ferid Muhiq Qe e martë kur më në fund u nisa drejt majës së Zhedenit. Po shpjegohem se përse...