More

    Edhe Kosova e gatshme për dozën e tretë të vaksinës

    Në fillim të vitit të ardhshëm ka gjasa të filloj dhënia e dozës së tretë të vaksinës Anti-COVID në Kosovë.

    Një gjë e tillë është pohuar për Express nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo ministri kanë thënë se nuk do të jetë problem sigurimi i vaksinave për administrimin e një doze shtesë.

    Kosova ka filluar përgatitjet për administrimin e dozës së tretë të vaksinës Anti-COVID.

    Derisa shtete tjera tashmë kanë filluar vaksinimin e një pjese të popullsisë me dozën e tretë të vaksinës, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se edhe ekipet e vaksinimit në vend janë të përgatitura në çdo kohë që të administrojnë edhe dozën e tretë.

    Ndërsa, të pyetur se a do të mund të vaksinohen qytetarët me dozën e tretë gjatë fillimit të vitit të ardhshëm, nga MSH kanë thënë se ka gjasa që kjo të ndodh.

    “Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, nuk ka ndonjë procedurë tjetër, pra është proces i ngjashëm me aplikimin e dozës së parë dhe të dytë. Dallimi qëndron se disa shtete të cilat kanë filluar ta japin dozën e tretë, këtë e bëjnë tek grupe të caktuara të popullatës si të moshuarit, punëtorët e kujdesit shëndetësorë apo ndonjë kategori tjetër që ka imunitet të komprometuar. Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura në çdo kohë që ta administrojnë edhe dozën e tretë. Sigurisht që ka gjasa që kjo dozë të administrohet në kohën e përmendur nga ju”, kanë thënë zëdhënës për informim.

    Nga MSH kanë thënë se vendimin për dhënien e dozës së tretë do ta marrin në kohën e duhur.

    Ndërsa, tutje janë shprehur se nuk do të ketë probleme rreth sigurimit të dozave shtesë të vaksinave për administrimin e dozës së tretë.

    “Kosova do ta marr vendimin në kohën e duhur për aplikimin e dozës së tretë, me që ka filluar më vonë me procesin e vaksinimit, ndërsa nuk pritet të ketë probleme rreth dozave, me që MSh ka një kontratë me kompaninë Pfizer për blerje të vaksinave kundër COVID-19 dhe ekipi negociues i ka parasysh nevojat për procesin e vaksinimit, kanë thënë ata.

    Fillimi i përgatitjeve për dhënien e dozës së tretë të vaksinës ka ardhur pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, pas njoftimeve se shtete të ndryshme përkundër që kanë vaksinuar popullsinë me dy doza të vaksinës janë përballur me valë të re të COVID-19.

    Ndërsa, edhe infektologë në vend e kanë përkrahur vaksinimin me një dozë shtesë në kohën kur edhe të vaksinuarit me një apo dy doza të vaksinës po infektohen me virus.

    Kujtojmë që edhe pse janë bërë përgatitjet për administrimin e dozës së tretë të vaksinës, Kosova deri tani ka administruar 1 milion e 375 mijë e 295 doza të vaksinës.

    Afro 809 mijë e 496 qytetarë janë të vaksinuar me një dozë të vaksinës, ndërsa 565 mijë e 799 me të dy dozat.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...