More

    El Hilali as sivjet nuk i anashkaloi studentët


    Shkup, 17 nëntor – Përkundër situatës së krijuar me pandeminë Kovid 19, OH El Hilal arriti me sukses ta përfundojë edhe një aktivitet të paraparë në programin vjetor për 2020.  Pas shpalljes së konkursit për bursa studentore, Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve, sot e publikoi listën me fituesit e bursave studentore për vitin akademik 2020/21.

    Në mbledhjen e Komisionit i përbërë nga Etem Xheladini, Talat Sadiku dhe Qenan Ramadani, ku morën pjesë edhe kryetari i organizatës Behixhudin Shehapi dhe sekretari Ali Sadiku, u shqyrtuan gjithsej 57 fletëparaqitje të studentëve të lëmive të ndryshme, prej të cilave një përqindje e madhe i plotësonin kriteret e shpallura në konkurs.

    Komisioni, duke u nisur nga misioni i El Hilalit dhe kriteret e konkursit, si dhe duke u konsultuar me disa degë të cilët siguruan mbështetje, vendosi për 15 studentët më të dalluar të jenë bursistë të El Hilalit për këtë vit akademik.  Fondi i këtij aktiviteti programor, përveç prej degëve u sigurua nga një bamirës nga R. e Turqisë.  OH El Hilal prej vitit 2005 jep bursa studentore, aktivitet i cili edhe sivjet nuk u ndërpre edhe pse situata e vështirë shkaktoi uljen e numrit të bursistëve.

    /Derveni.info

     

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ja çka thotë Kanuni i Lekë Dukagjinit për ata që prejnë në besë, që zënë prita apo që vrasin pas shpine?

    Shkruan: Indira Avdyl Hoxha Në traditën tonë nuk mund të nxihet prita në katund të huej. Me bame hetue, katundi...

    Lajm i mirë për shqiptarët, vjen nga Zvicra

    Zyra Federale e Shëndetësisë në Zvicër ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me rrezikshmërinë e vendeve nga...

    Aksion i natës në Çairçanja

    E fundit: Drejt për drejt nga Çairçanja: Muri prej betoni në Çair do të vazhdohet së paku deri te qebaptorja...

    Komuna e Zhelinës intensivisht punon në përmirsimin e kushteve për zhvillim të turizmit në Liqenin Kozjak

    Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë së RMV sot kanë organizuar aksion për mbjelljen e fidaneve...