More

    Emir Skenderi Golin Ndaj Shkëndijës I’a Dedikoi Xhaxhait Të Tij Të Ndjerë (VIDEO)

    Emir Skenderi ka vazhduar me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Struga Trim Lum, skuadër kjo që sot barazoi 1:1 me Shkëndijën e Tetovës, njofton “infOSport.mk”.

    Pikërisht Skenderi ishte autori i golit për Struga Trim Lum, kur në minutën e 11-të shfrytëzoi pakujdesinë në mbrojtjen e Shkëndijës dhe nga afërsia shënoi për 1:0

    Shihni golin

    Ky gol solli gëzim në mesin e futbollistëve strugan, ndërsa te vetë Skenderi, përveç gëzimit solli edhe lotë, kjo pasi këtë gol i’a dedikoi xhaxhait të tij të ndjerë, i cili ditë më parë humbi jetën nga stresi, pasi hajnat i kishin plaçkitur barnatoren në lagjen Xhon Kenedi të Shkupit.

    Ndryshe ishte ky goli i katërt për Emir Skenderin në 8 xhiro, pas atyre ndaj Akademia Pandev, Pelisterit dhe Tikveshit. (infOSport.mk)

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...