More

    “Festivali Rrushit të Bojanës” edhe këtë vit do ta begatojë vjeshtën e Shkupit

    Festivali i rrushit të Bojanës (FRB), është eveniment tradicional i cili shënon majën e sezonit të vjeljes së rrushit në fshatin Bojanë, me qëllim promovimin e ruajtjen e traditës sëkultivimit të rrushit të tryezës. Edhe këtë vit, tani më të pestën herë me radhë më 22 Tetor 2021 do të mbahet në qendër të fshatit Bojanë të Shkupit, njofton Derveni.info.

    Plantazhet e rrushit të Bojanës, datojnë që nga viti 1968, e cila me iniciativë të të disa figurave të veçuara të fshatit, arritën që një pjesë jo fort të zhvilluar bujqësore në të cilën deri aso kohe mbjelleshte pamuk, e shëndruan në një zonë mjaftë të zhvilluar bujqësore duke mbjellë fidanet e para të hordhive të rrushit.

    Megjithate, një kulturë kaq e bukur bujqësore siç është rrushi, gjatë gjithë kësaj periudhe nuk arriti të promovohet sa duhet, e as të insitutcionalizohet, si nga bujqit ashtu edhe nga as edhe nga instiutucionet.

    Andaj, ideja e organizatorit tanimë 5 vjeçare mbështetur tradicionalisht nga Komuna e Sarajit ka pikërisht këtë qëllim, të promovoj rrushin e Bojanës si prodhim vendorë, Komunën e Sarajit si tokë e begatë për kultivimin e kulturave të ndryshme, si dhe afirmimin e bujqësisë si profesion i të ardhmes për shumë vendas të këtyre trojeve.

    Përmes këtij organizimi, organizatori tenton të animojë një pjesë të madhe të bujqëve dhe prodhuesve të rrushit, ministrinë e Bujqësisë, OJQ-të e ndryshme, qytetarët e Komunës së Sarajit, Ambasadat e ndryshme dhe organizatat e rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në vend, me qëllim ruajtjen e autenticitetit të Rrushit të Bojanës dhe promovimin e tij sa më larg.

    Planifikohet eveniment i madh 1 ditorë në lokacion të caktuar në fshatin Bojanë (Sheshi u Bojanës) ku përmes ekspozimit të rrushit në tezga do të tentohet të afrojë vizitorët me prodhuesit/fermeret e Bojanës.

    Mysafirët e ftuar do të kenë mundësinë të degustojnë secilin eksponat të rrushit duke e vleresuar rrushin e secilit prodhimtare dhe duke veçuar më të mirët e ketij sezoni.

    Folklori është pjesë e pandashme tash e 5 edicione, ashtu edhe këtë herë do të sjellim këngën dhe vallet burimore, rapsodë dhe artist ane e mbanë rajonit. Këtë vit musafir specijal i edicionit të pestë të festivalit do të ketë këngëtarja e njohur kosovare Shkurte Fejza.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...