More

    Fillojnë regjistrimet në fakultetet e Universitetit të Shkupit


    Për kandidatët të cilët rangohen vetëm sipas suksesit në arsim të mesëm, sot dhe nesër është afati i parë i paraqitjes për regjistrim në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” – Shkup.

    Për ata të cilët janë ranguar sipas suksesit të shkollës së mesme dhe sipas kontrollit të njohurive dhe aftësive, paraqitja ishte ë 26 dhe 27 gusht.
    Gjithsej 10.678 vende janë të lira për vitin e parë të studimeve në fakultetet e Universitetit të Shkupit në vitin shkollor 2021/2022.

    Sipas Konkursit që UCM e publikoi në qershor, në kuotën e rregullt, të cilët financohen nga buxheti i shtetit, ka vende për 5247 studentëve dhe ata do të paguajnë taksë shkollore prej 200 eurosh. Për studentë të rregullt të cilët do t’i bashkëfinancojnë studimet janë 4366 vende të lira ndërsa 1065 janë për studime jo të rregullta. Kompensimi për studime në këto dy kategori është 400 euro.

    Konkursi i UCM përmban informacione për pikët nga suksesi në arsimin e mesëm dhe të maturës shtetërore dhe për kriteret dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim.

    Afati i dytë për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim në UCM është 16 dhe 17 shtatori, ndërsa i treti më 28 shtator 2021.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...