More

    Fillon pushimi veror për nxënësit, nga shtatori ka gjasa të kthehen të gjithë në shkolla

    Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e vitit shkollor 2020/2021. Sipas Kalendarit të ndryshuar për organizim të punës së shkollave (fillore dhe të mesme) fillimi ishte shtyrë për më 1 tetor, ndërsa numri I ditëve mësimore nga 180 në 159.

    Viti mësimor filloi një muaj më vonë për shkak të nevojës së protokolleve-antikovid për realizim të mënyrave të ndryshme të mësimit të miratohen me ligj në Kuvend, I cili duhej të konstituohej pas zgjedhjeve të mbajtura parlamentare korrikun e kaluar.

    Në dy gjysmëvjetorët procesi mësimor u organizua sipas modelit të kombinuar – shumica e nxënësve ndoqën mësimin nga distance, kryesisht përmes platformës Majkrosoft tims, ndërsa në orët me prani fizike morën pjesë më të vegjlit deri në klasën e tretë dhe nga klasat më të larta në shkollat më të vogla – në mjedise rajonale dhe rurale. Nxënësit pa pajisje TI patën mundësi për mësim në Radio Televizionin e Maqedonisë dhe morën material të shtypura.

    MASH-I në bashkëpunim me Komisionin për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë, do të konstatojë se si do të realizohet mësimi në vitin 2021/2022, që do të varet nga gjendja me koronavirusin në vend. Ministrja Milla Carovska dje deklaroi se është në komunikim të përhershëm me kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë lidhur me kthimin e nxënësve në shkolla më 1 shtator.

    “Të gjithë ne kemi një dëshirë të njejtë, e ajo është në shtator t’I shohim oborret shkollore përplot me buzëqeshje fëmijësh, klasat të jenë përplot me nxënës, e kjo më së shumti do të varet nga gjendja epidemiologjike”, tha Carovska.

    Për nxënësit të cilët përfundojnë arsimin fillor, nga e hëna (14 qershor) paraprin paraqitja për regjistrim në shkollat e mesme në të cilat, sipas Кonkursit, të shpallur, të lira janë 30 053 vende në 913 paralele në 109 shkolla të mesme.

    Ndërkaq maturantët, nesër do ta japin provimin e dytë ekstern nga matura shtetërore I cili është zgjedhor mes lëndëve matematikë, gjuhë e huaj, filozofi apo estetikë. Provimin e parë të obligueshëm në gjuhën amtare (maqedonase/shqipe/turke dhe letërsi) e japin të shtunën.

    Për shkak të kushteve të vështirësuara për mësim dhe me kërkesë të Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme, për këtë gjeneratë të maturantëve është ndryshuar koncepti I maturës shtetërore pasi që në shkurt u arrit marrëveshje me Qeverinë – kalojnë një provim ekstern më pak nga vitet e kaluara dhe kanë teste sipas programeve të shkurtuara mësimore për të gjitha provimet (eksterne dhe interne).

    Gjatë këtij viti mësimor Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgatiti dhe paralajmëroi disa risi për vitin e ardhshëm. Në mars e miratoi Кonceptin e ri për arsim fillor sipas të cilit do të mësohet edhe në klasën e katërt dhe tashmë janë përpunuar, ndërsa në pesë vitet e ardhshme planifikohet për tërë arsimin fillor.

    MASH-I përpunoi edhe ligj të ri për nxënësit me qëllim që të zbatohen përmbajtjet digjitale. Sipas planit, prej vitit 2021/2022 librat digjital do të jenë në përdorim për nxënësit e klasave të katërta, ndërsa në pesë vitet në vijim në klasat më të larta në arsimin fillor, si dhe në atë të mesëm. Për nxënësit deri në klasën e tretë do të mbeten në përdorim librat e shtypur.

    Propozim-ligji për libra dhe material shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është në procedurë në Kuvend, ndërsa për shkak të kërkesës që ai të tërhiqet, shtëpia ligjvënëse pranoi edhe propozim të iniciativës nga prindërit që të shpallet referendum për deklarim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

    Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar, se as këtë vit nuk mund të kryhet haxhi. Siç sqarojnë...

    SHQIPËRI, 29 QENDRA SHËNDETËSORE TË REJA NGA THETHI NË KSAMIL

    Prej sot 29 qendra të reja shëndetësore nga Thethi në Ksamil do të jenë të hapur në pritje të...

    Shefqet Krasniqi shtrihet në Spital, i rëndohet gjendja pasi u infektua me virus

    Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19. Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti paradite në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Pasdite do të ketë...