More

    “Fshati i mrekullive” me zero raste që nga fillimi i pandemisë

    Një fshat në Gjermani i ka rezistuar COVID – 19 që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, me plot zero raste infektimi. Pyetja që natyrshëm lind, është cili është sekreti që fshihet pas Lieg-ut të Gjermanisë?

    Që nga fillimi i pandemisë, 3.25 milionë njerëz në të gjithë Gjermaninë kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe në pjesën më të madhe të vendit, nivelet e larta të incidencës kanë çuar në mbyllje, si dhe masa të rrepta për distancimin social.

    Fshati Lieg, me një popullsi prej 400 banorësh, për 14 muaj tanimë, nuk ka regjistruar as edhe një rast të vetëm me COVID, përcjell Derveni.info. Duket sikur virusi përplaset me një xham imagjinar kur mbërrin në kufirin hyrës të fshatit.

    Fakti që nuk ka pasur infeksione COVID-19 në Lieg është akoma më e mrekullueshme, duke pasur parasysh që 90% e njerëzve në fshat udhëtojnë për të punuar.

    Sipas banorëve të fshatit, një arsye që mund të ketë çuar në këtë mrekulli është fakti se banorët janë të gjithë të disiplinuar dhe respektojnë rregullat. Nga ana tjetër, ata shprehen se asnjëri në fshat nuk dëshiron të infektohet i pari dhe kjo mund të ketë ndikuar në “mburojën” e deritanishme nga COVID.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Në Bojanë organizohet Olimpiada shkollore

    Forumi Rinor i fshatit Bojanë sot ka organizuar olimpiadën shkollore. Në këtë event kanë marrë pjesë nxënësit e shkollës...

    Dështon tenderi, nxënësit mbeten pa dëftesa!?

    Dëftesat për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme në vend do të ndahen në fund të muajit gusht. Byroja...

    Ja gjendja e ambulantës ku shërohen banorët e Sarajit

    Plasaritja e mureve, myku e lagështia janë vetëm disa nga pamjet që kamera e ALSAT filmoi brenda ambulancës në...

    Zvicra luan sot ndeshjen ndaj Turqisë, formacionet e mundshme

    Kombëtarja e Zvicrës do ta zhvillojë sot ndeshjen e rrethit të tretë dhe të fundit për fazën e grupeve...