More

    Grubi dhe identiteti kombëtar


    Kultura tradicionale e një kombi përmban doket dhe zakonet, mënyrën e jetesës kolektive, komunikimin dhe krijimtarin gojore. Ta kultovosh atë është një veprim i çmuar për ta mbajtur gjallë dhe për ta bartur ndër breza, shkruan Lobi

    Ky segment i kulturës shqiptare duket që është në agjendën e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi i cili kujdeset që mysafirëve nga jashtë tu dhurojë gjësende me vlerë nga e kaluara dhe tradita shqiptare, por edhe në raste festash e shënimesh të datave të veçanta të paraqes elemente kombëtare e fetare.

    Ishte 1 Maj dita e punëtorëve të Grubi kishte zgjedhur një citat të të dërguarit të Zotit, Muhameditit a.s për të uruar ditën e punëtorëve.

    “Jepjani hakun punëtorit para se t’i thahet djersa”, ishte porosia e Grubit.

    E sot, në 20 vjeorit e luftës së UÇK-së, Grubi zgjodhi të citon pikëpamjen e hoxhës së njohur tashmë të ndjerë Jakup Asipi nga Sllupçani.

    “Nganjëherë për ta ndërtuar jetën duhet që dikush të vdes. E ata që vdesin me qëllim që të jetojnë të tjerët, ata janë më të ndershmit e Zotit. Ky është qëllimi i luftës.”(Jakup Asipi – luftëtar i lirisë) Lavdi dëshmorëve të kombit”, shkruan Grubi.

    Krejt kjo histori sot u përmbyll me mesazhin për pashkët.

    “Me këtë fotografi të bukur të manastirit Mbigur në rajonin e Rekës, Ju uroj gëzuar pashkët”, uron Grubi me manastirin që historikisht dihet që i takon kulturës shqiptare, e që ndër vite pati tendenca të tjetërsimit. Para 1 dekate, manastiri u përfshi nga zjarri dhe u dogj bibiloteka me shumë dëshmi, siç thonë historianët, se aty fshiheshin dokumente të rralla, që dëshmonin se ai është një manastir shqiptar.

    Historianët atë kohë, djegien e Manastirit Shën Jovan Bigorski, ose siç njihet nga ta në historiografi, Manastiri Mbigur, është një goditje e rëndë për faktet dhe dëshmitë historike shqiptare të trevave të Rekës së Gostivarit, një zonë kjo e populluar tradicionalisht me shqiptarë ortodoksë. Kompleksi i Manastirit Shën Jovan Bigorski ndodhet mes Gostivarit dhe Dibrës, në afërsi të fshatrave Rostushë, Bitushë dhe Trebishtë, pranë lumit Radikë. Deri vonë në manastir kanë shërbyer murgj vendorë shqiptarë ortodoks nga Reka e Epërme, njofton Flaka

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2009, ndërkohë që kanë ngelur shumë mistere që lidhen me arsyen e djegies së bibliotekës dhe pjesës së vjetër të manastirit, që gjendet në zonën që kryesisht banohet me popullatë shqiptare. Faktet historike tregojnë se manastiri Shën Bigorski daton nga shekulli 11 dhe se është manastir shqiptar.

    Me marrjen e detyrës, Grubi u kujdes që elementin shqiptar të vë në fukus. Ishte ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar që i pari fitoi plisin e bardhë nga zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi gjatë takimit lamtumirës. Grubi, po ashtu, ka nderuar ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Karllo Romeo duke i dhuruar simbolin e qiftelisë.

    Plisi apo Qeleshja është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarët. Plisi është një kapele qe shpeshherë cilësohet si më e veçanta, pasi që ajo përdoret vetëm në trojet shqiptare. Zakonisht plisi mbahet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremonitë e ndryshme shoqërore. Në disa pjesë rurale në veri të tokave shqipëtare mbahet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës.

    Kohëve të fundit plisi po përdoret vetëm i bashkangjitur me veshjet kombëtare të cilat përdoren vetëm për festat kombëtare e historike të popullit shqiptar, e jo si një kapele që zë vend në garderobën e përditshme. Plisi quhet mbulesa e bardhë prej leshi të cilën pellazgët, Ilirët e më vonë shqiptarët e përdorën për ta mbuluar kokën. Quhet plis sepse është e krijuar prej leshit të deles së bardhë (kujto fisi ilir i delmatëve ose dalmatëve dhe dalmacia).

    Çiftelia është një instrument tipik shqiptar. Është e ndërtuar nga druri dhe ka një formë të zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin “Çift” dhe “Tela” d.m.th. dy tela çift. Shumicë e kohës përdoret teli i poshtëm.Telat shpesh janë të akorduar ne E dhe B. Çiftelia zakonisht përdoret në darsma apo edhe në koncerte për muzikë popullore.

    Si vegël muzikore mund të përdoret e vetme dhe e shoqëruar me instrumente te tjera perkatse si : Lahuta, Sharkia, Violina e te tjera. Krijon një melodi të bukur. Prejardhjen çiftelia e ka nga Turqia dhe shtetet arabe ku quhet Dyzen apo Karadyzen. Me këtë instrument këndohen këngë të ndryshme./Derveni.info

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Turqia heq testin PCR për këto shtete

    Aviokompania Turkish Airlines (THY) njoftoi se testi PCR i zbatuar për hyrjen në Turqi në kuadër të masave kundër...

    Grubi dhe identiteti kombëtar

    Kultura tradicionale e një kombi përmban doket dhe zakonet, mënyrën e jetesës kolektive, komunikimin dhe krijimtarin gojore. Ta kultovosh...

    Përleshje masive në një lokal në Çair

    Forca te shumta policore kanë zbarkuar në rrugën “Cvetan Dimov” ne Çair, afër marketit Kipper, raporton Zyrtare.net Raportohet se mu...

    Aksident i madh në Saraj

    Aksident i madh ka ndodhur para pak çastesh në Saraj, në afërsi të marketit Saraj 2. Në aksident janë...