More

    Hapet parku adrenalinë në kej të Lumit Vardar në Karposh

    Shkup, 2 shtator – Në kej të Lumit Vardar në Komunën e Karposhit pasditen e sotme u hap Parku adrenalinë, i financuar nga BE-ja dhe vetëqeverisja lokale. Ky park rekreativ është i pari i këtij lloji në kryeqytet, njofon Derveni.info.

    Zona është në sipërfaqe prej 10.000 metrave katrorë ka një pjesë adrenalinë, fushë futbolli dhe volejboll në rërë me tribune, skejt të rikonstruuar park, kënd për fëmijë, ndërsa është vendosur edhe pajisje urbane të përshtatshme. Në kuadër të parkut dhe rrethinës së tij janë mbjell 80 pemë të reja me rritje të lartë, sipërfaqe e re me bar, ndërsa është vendosur edhe sistem për ujitjen dhe mirëmbajtjen e tij.

    Në hapjen e Parkut adrenalinë, u vetmi në qytetin e Shkupit, morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i obliguar për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve dhe investimeve ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kryetari i komunës së Karposhit Stefan Bogoev.

    Parku adrenalinë është ndërtuar me grant të BE-së përmes Bankës Botërore në kuadër të projektit për “Konkurrueshmëri lokale dhe rajonale”, ndërsa financiarisht mori pjesë edhe Komuna e Karposhit.

    Kryeministri Zoran Zaev shprehu, siç tha, admirim për këtë park sportiv – adrenalinë. Për Parkun adrenalinë, tha se, bëhet fjalë për atraksion modern i cili mund të konkurrojë në parqe të tilla në vendet tjera.

    Qeveria, siç tha kryeministri, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e vetëqeverisjes lokale dhe mbështetjen e politikave që synojnë krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

    I pari i qytetit, Petre Shilegov, u shpreh i kënaqur që kryeqyteti merr një vend të tillë që do të jetë jo vetëm për qytetarët e Shkupit, por edhe për turistët që do ta vizitojnë. /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...

    Largimi i Salah nga Liverpool, Klopp: Nuk jam i përfshirë në këtë proces

    Traineri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion në lidhje me rinovimin e kontratës së Mohamed Salah. “E vetmja gjë që...

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të...

    BDI zbulon slloganin për Zgjedhjet lokale – Zgjidh Jetë, Voto Blertë

    “Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të...