Pas përfundimit të pandemisë me KOVID – 19, Qeveria përsëri do të shpallë thirrje publike për krijimin e një sistemi urgjent mjekësor me helikopter, sepse marrëveshja fillestare nuk mund të zbatohej për shkak të kohëzgjatjes së gjatë pandemisë dhe u ndërpre, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë, Muamet Hoxha.
“Marrëveshja për krijimin e një partneriteti publik-privat për krijimin e një platforme moderne bashkëkohore organizative si një bartës efikas i sistemit urgjent mjekësor me helikopterë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shërbimeve me helikopter për kërkim dhe shpëtim u ndërpre me vendim të seancës së 26-të të Qeverisë . Zbatimi i marrëveshjes, e cila kërkonte detyrime nga të dy palët – shteti dhe operatori, nuk ishte i mundur për shkak të kohëzgjatjes së gjatë të pandemisë dhe për këtë arsye është ndërprerë, tha Hoxha në përgjigje të një pyetje në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Qeveria, siç tha, nuk do të heqë dorë nga projekti dhe pas përfundimit të krizës së shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, do të shpallet thirje publike e re, ndërsa opinioni do të informohet sapo të merret vendim për shpallje të thirrjes.
Theksoi se jeta njerëzore nuk ka çmim, ndërsa kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës njerëzore, të gjithë duhet ta japin më të mirën e tyre, ndërsa të mos distancohen nga përgjegjësia.
Lidhur me bariun nga Kratova i cili ishte transportuar në një barelë për pesë orë për shkak të pamundësisë për të gjetur një automjet për transportin e tij nga terreni i paarritshëm, ai tha se nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski tashmë janë dërguar shkresa dhe janë kërkuar raporte të hollësishme për rastin nga kryetari i Komunës së Kratovës, nga qendra për menaxhim me kriza dhe nga MPB-ja.
“Për ngjarjen tragjike nga QMK-ja dhe MPB-ja është kërkuar të kryhet kontroll i brendshëm për t’i kontrolluar zyrtarët kompetentë për këtë çështje. Synimi është pastrimi i çështjes, të lokalizohet menjëherë përgjegjësia dhe të merren masat e duhura”, tha Hoxha.