More

    Ibrahimi: Zaevi e Mickoski veç mund të fotografohen bashkë

    Zeqirja Ibrahimi nga Alternativa, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve shqiptar që të mos lejojnë ndryshimin e ligjit për regjistrimin e diasporës siç pretendon Hristijan Mickoski që diaspora vetëm të evidentohet. Ai madje ka thumbuar kreun e opozitares DPMNE duke e llogaritur si zëdhënës të kryeministrit Zaev.

    “Ditëve të fundit, Mickovski, mbase edhe si zëdhënës i Zaevit, po e përsërit refrenin se “diaspora nuk regjistrohet, por evidentohet”. Kështu ngadalë po zbulohet plani: së pari të shtyhet regjistrimi (që tashmë u bë edhe me ndihmën e BDI-së) e pastaj ligji të ndryshojë, që mërgata shqiptare të fshihet nga regjistrimi.

    Megjithatë, nuk është me rëndësi çfarë thotë Zaevi e Mickovski, sepse e dimë se ku u dhemb atyre.

    Mjafton që deputetët shqiptarë të mos e lejojnë ndryshimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, siç duan Zaevi e Mickovski, dhe detyra kryhet me sukses. Pa shumicë Badenteri, Zaevi e Mickovski veç mund të fotografohen bashkë, por as fotot e mira të mos u dalin bile.

    Dhe, unë mund t’ju garantoj se 12 deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA do ta pengojnë nismën e tyre antishqiptare. Le të jenë në anën e shqiptarëve edhe deputetët e BDI-së dhe kjo punë nuk ka kthim.

    Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar Zeqirja Ibrahimi.

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Çmimet me pakicë të benzinës do të rriten me gjysmë denari për litër nga mesnata e mbrëmjes së sotme,...

    Ibrahimi: Zaevi e Mickoski veç mund të fotografohen bashkë

    Zeqirja Ibrahimi nga Alternativa, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve shqiptar që të mos lejojnë ndryshimin e ligjit...

    Hoxha: Qeveria nuk heq dorë nga ekipi urgjent me helikopter për kërkim dhe shpëtim

    Pas përfundimit të pandemisë me KOVID – 19, Qeveria përsëri do të shpallë thirrje publike për krijimin e një...

    Herolind Nuredini talenti shqiptarë nga Tetova që po shkëlqen në Kart Racing

    Me shqiponjën dykrenare të stampuar në kokore, Herolind Nuredini, “fluturon” në pistat e Kart Racing, me ëndrrën e madhe...