More

    Izmit Nura në Turqi: Gjaku nuk bëhet ujë

    Izmit Nura, Zv.drejtori i Agjencionit për Emigracion për Izmit Nura, me ftesë të Rinisë Shqiptare në Turqi qëndroi disa ditë në Stamboll ku takoi komunitetin shqiptar, njofton Derveni.info.

    “Me ftesë të Lidhjes së rinisë shqiptare në Turqi me kryetar z.Fatih Jëlldëz dhe nën organizimin e disa shoqatave të ndryshme kulturore kisha nderin të marrë pjesë në javen e kulturës shqiptare, ku pata privilegjin të mbaj një fjalë rasti.
    Ishte një ndjenjë e papërshkruar, histori e një rrugëtimi të larë me lot.
    Gjatë kësaj vizite ku u njoftova me jeten e tyre të organizuar në shoqata të ndryshme nën emrin e vendlindjeve.
    U informova dhe mbi procesin e mësimit dhe ruajtjes së gjuhes shqipe ku nga 2017 me ndryshimet kushtetuese u lejohet mësimi i gjuhës shqipe dhe nëpër shkolla, me ç’rast nga Agjencia për Emigracion u dhurova libra.

    Gjatë qëndrimit në Stamboll vizita e radhes ishte në Qendren Kulturore të Republikes së Maqedonisë së Veriut, ku u prita nga z.Ramadan Ramadani, i cili më njoftoi mbi aktivitetet e qendres dhe se hapësirat e Qendres janë në shërbim të mërgimtarëve.
    Vlen të theksohet intersimi i madh i mërgimtarëve për rikthimin e nënshtetësisë dhe dëshira e tyre për të investuat në vendlindje.
    Ky aktivitet kishte plot emocione dhe lot, sakrificë e një rrugëtimi që ka kaluar populli jonë.
    Faleminderit për mikpritjen , o vëllezër të amanetit të madh, se gjaku nuk bëhet ujë!”, përfundoi Nura.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...