More

    Kjo është dhoma më e rrezikshme në shtëpinë tuaj


    Dhoma më e vogël e shtëpisë mund të jetë dhe vendi më i rrezikshëm. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, çdo vit rreth 235,000 njerëz mbi moshën 15 vjeç përfundojnë në dhomat e urgjencës për shkak të dëmtimeve që kanë marrë në banjë dhe gati 14% e tyre shtrohen në spital.

    Më shumë se një e treta e lëndimeve ndodhin gjatë larjes ose dushit. Më shumë se 14% ndodhin gjatë përdorimit të tualetit. Lëndimet rriten me moshën, duke arritur kulmin pas moshës 85, sipas studiuesve.

    Megjithatë, dëmtimet rreth vaskës ose dushit janë proporcionalisht më të zakonshme midis njerëzve nga 15-24 vjeç dhe më pak të zakonshme te njerëzit mbi 85 vjeç. Njerëzit mbi 85 vjeç vuajnë më shumë se gjysmën e lëndimeve të tyre afër tualetit.

    Rënia të fikët nuk është një shkak i zakonshëm i dëmtimit, por ndodh më shpesh në grupmoshën 15 deri në 24 vjeç. Sipas disa studiuesve, përdorimi i alkoolit mund të jetë një faktor, por nuk ka të dhëna të mjaftueshme që ta provojnë këtë.

    Shkalla e dëmtimit në banjë për gratë është rreth 72% më e lartë se për burrat, sipas raporteve. Autorët spekulojnë që pabarazia mund t’i atribuohet ndryshimeve në aktivitetin fizik, forcës së trupit më të ulët, masës kockore etj.

    “Lëndimet e uljes dhe ngritjes nga tualeti janë mjaft të larta tek njerëzit 65 vjeç e lart”, tha Judy A. Stevens, një epidemiolog. “Pajisja me disa shufra mbajtëse në mure do të ishte e dobishme për njerëzit më të moshuar, edhe pse të gjithë mund të përfitonin prej tyre.”
    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    “Можеме” edhe në Zhelinë. A ka kush i ndal?

    Koalicioni "можеме" ka vizituar sot komunën e Zhelinës, ku kanë luajtur futboll. Me dresa në maqedonisht dhe disa në...

    Në Bojanë organizohet Olimpiada shkollore

    Forumi Rinor i fshatit Bojanë sot ka organizuar olimpiadën shkollore. Në këtë event kanë marrë pjesë nxënësit e shkollës...

    Dështon tenderi, nxënësit mbeten pa dëftesa!?

    Dëftesat për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme në vend do të ndahen në fund të muajit gusht. Byroja...

    Ja gjendja e ambulantës ku shërohen banorët e Sarajit

    Plasaritja e mureve, myku e lagështia janë vetëm disa nga pamjet që kamera e ALSAT filmoi brenda ambulancës në...