More

    Komuna Saraj me njoftim të rëndesishëm për banorët

    Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të Komunës Saraj. Ekipet kompetente deri më tani nuk po munden ta parandalojnë këtë fenomen i cili pengon jetën e banorëve të Sarajit.
    Në lidhje me këtë rast, sot komuna e Sarajit ka lëshuar një njoftim për banorët, të cilin Derveni.info po e përcjell në tërësi:
    “NJOFTIM
    Njoftohen gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit sa inspektorët për mjedis jetësorë të Qytetit të Shkupit dhe inspektori për mjedis jetësorë nga Komuna e Sarajit apelojn deri te qytetarët e pandërgjegjshëm që të mos ndezin zjare, mos ti djegin mbeturinat me prejardhje bimore, persona të pa ndërgjegjshëm bëjn ndotjen e ajrit dhe kështu kontribojn në përkeqsimin e gjendjes shëndetësore të qytetarëve e cilla edhe ashtu është randuar pëshkak pandemisë së kovid-19-ës. Inspektorati pa ndërprerë 24 orë në gjithë teritorin e komunës do të qarkulloje dhe do të miren masa përkatëse, kujdes situatën do ta përcjellin edhe dronët nga hapsira ajrore. I njoftojm qytetarët që mbeturinat le ti grumbullojnë skaj rrugës se në mënyrë të organizuar mbeturinat do të mblidhen nga komuna.
    Qytetarët të cilët do të hedhin mbeturina, ndezin zjare ose do të shkaktojn ndotje të natyrave të ndryshme ndaj mjedisit jetësorë do të dënohen sipas ligjit përkatës.
    Synojm të kemi ambient të pastërt, për ajr të pastërt kemi nevoj të gjithë.
    Largoi mbeturinat, kujdes nga zjaret, ruaje gjelbërimin, jeto shëndetshëm.”-thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Sarajit.
    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...