More

    Kongresi konfirmon zyrtarisht fitoren, Joe Biden president i Amerikës

    Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor nga një seancë e përbashkët e Kongresit Amerikan ka konfirmuar demokratin, Joe Biden, si fituesin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Biden është presidenti i 46 i SHBA.

    Seanca e Kongresit vazhdoi pas rreth katër orësh trazira, pasi protestuesit e dhunshëm që mbështesin presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit duke hyrë brenda.

    Garda Kombëtare është mobilizuar për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

    Një grua që është plagosur gjatë dhunës në Kongres, ka vdekur. Policia e Uashingtonit tha se tre persona të tjerë vdiqën nga “urgjencat mjekësore”.

    Kur ligjvënësit iu rikthyen seancës, qindra mbështetës të Trumpit ishin ende në rrugët e Uashingtonit, përkundër pranisë së madhe të policisë dhe shtetrrethimit të shpallur nga ora 6 e pasdites.

    “Për ata që bënë kërdi në Kongresin tonë sot: Ju nuk keni fituar. Le t’i kthehemi punës”, tha nënpresidenti Mike Pence.

    “Ne do ta certifikojmë fituesin e zgjedhjeve të vitit 2020”, shtoi udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell.

    Amendamenti i 12-të; Ligji 137-vjeçar

    Procedurat për mënyrën se si mbahen zgjedhjet presidenciale përshkruhen në Kushtetutën e SHBA-së, në një amendament pasues dhe në një ligj të vitit 1887.

    Anëtarët e një organi politik unik, të quajtur Kolegji Zgjedhor, zgjedhin zyrtarisht presidentin, duke hedhur votat që pasqyrojnë rezultatet e certifikuara të votave të popullit në secilin shtet dhe në Distriktin e Kolumbias.

    Vota e Kolegjit Zgjedhor certifikohet më pas nga Kongresi i ri, që betohet pas Vitit të Ri dhe rreth dy javë përpara inaugurimit presidencial. Dita e inaugurimit, që është 20 janari, është e përcaktuar me Amendamentin e 12-të të Kushtetutës amerikane.

    Seanca tradicionalisht udhëhiqet nga zëvendësi i presidentit që është ende në detyrë – në këtë rast Mike Pence.

    Sipas rregullave, nënkryetari supozohet të ketë jo më shumë se një rol ceremonial – përfshirë hapjen e zarfeve që kanë votat e Kolegjit Zgjedhor dhe shpalljen e atyre rezultateve.

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Piktura e Sulltan Sulejmanit, kalon pritshmëritë e çmimit

    Ankandi erdhi pothuajse saktësisht dy vjet pasi që Sotheby kishte ankanduar një sërë veprash arti historike në lidhje me...

    Pelegrinazh në Mekë, vetëm për të vaksinuarit

    Vetëm ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 do të jenë të autorizuar të marrin pjesë në “umren”, në pelegrinazhin...

    Në Mal të Zi kërkohet që Abazoviqi të bëhet kryeministër

    Imazhi i politikanit shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, po shkon duke u forcuar në Mal të Zi. Dhe kësaj...

    1259 raste, 751 të shëruar dhe 45 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4.555 testime, ndërsa janë regjistruar 1.259...