More

    Kosova, fitore e parë në eliminatoret për Kampionatin Botëror

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka shënuar fitoren e parë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror, që në vitin 2022, do të zhvillohet në Katar.  “Dardanët” ia dolën të triumfojnë me rezultat minimal 0 – 1, ku zhvilluan paraqitje shumë të mire.

    Elbasan Rashani nisi një aksion duke pasuar te Valon Berisha që harkoi për Vedat Muriqin, ky i fundit goditi me kokë dhe topin e devijoi Khochalova (18’).

    Në pjesën e dytë, Kosova luajti edhe më mirë duke poseduar më shumë topin dhe ndërtuar aksione të shkëlqyeshme, që gjithashtu u mungonte finalizimi. Sulmuesi Lirim Kastrati humbi një rast të 100 për qindtë një kundër një me portierin, gjë që ishte rasti më i rrezikshëm në këtë pjesë.

    Në fakt, Kosova gjeti golin sërish përmes Vedat Muriqit, mirëpo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

     

    Kjo fitore për Kosovën është e para në histori për Kampionat Botëror, derisa tani renditën në pozitën e tretë me tre pikë, derisa Gjeorgjia në fund me një pikë.

    Ndërkohë, pas tre ditëve, “Dardanët” e motivuar e presin Greqinë në “Fadil Vokrri”, kurse më 8 shtator do të jenë përball Spanjës.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Afrim Gashi në pragë të zgjedhjeve takohet me përfaqësuesit e OSBE – ODIHR në Shkup

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, aktualisht edhe Shef i Shtabit Qendror...

    Pakënaqësi në ASH- Saraj, jep dorëheqje kryetari i nëndegës Rashçe

    Kryetari i nëndegës së vendbanimit Rashçe Fidush Abdiu, jep dorëheqje nga ky funksion, pasi që shpreh pakënaqësi për vendimet...

    Çairit ju shtua edhe një kënd super-modern për fëmijë (FOTO)

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se Çairit prej sot ju shtua edhe një kënd super-modern për...

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...