Alpinistja kosovare Arineta Mula, përveç alpinizimit dhe bjeshkatarisë e ecjes malore, njihet edhe si vrapuese e mirë.
Mula, sot ka zënë vendin e parë në maratonën malore të mbajtur në Vodno–Matka në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Maratona ka qenë e gjatë 42 kilometra me 3100 metra ngjitje malore.
Arineta ka lënë mbrapa garueset nga Maqedonia e Veriut, Katerina Shipovikj dhe Maja Boshkoska.
Arineta Mula ka triumfuar në garën e sotëm nga 86 vrapuese sa ishin nga vende të ndryshme të botës.
/Derveni.info