More

    KTHEN NË BIBLIOTEKË LIBRIN E MARRË PARA 80 VITESH!

    Zyrtarët nga një bibliotekë e Ontario thanë se një libër i kthyer së fundmi ishte vonuar për 80 vjet, shkruan faqja e internetit notizie.it.

    Biblioteka ”Fergus” tha se një kopje e ”Martin Chuzzlewit” të autorit Charles Dickens u kthye kohët e fundit nga një person anonim.

    Zyrtarët e bibliotekës thanë se ata nuk kanë regjistrime të librit, por ai ka një etiketë me emrin e bibliotekës brenda kopertinës, duke e sugjeruar mund të ketë qenë nga koleksioni origjinal i vitit 1900.

    Zyrtarët thanë se nuk ishin të sigurt se kur libri u huazua për herë të fundit.

    “Ne mendojmë se është midis 100 dhe 50 vjet më parë”, u tha gazetarëve kreu i bibliotekës, Rebecca Hine.
    Hine tha se ka të dhëna të tjera që mund të gjenden në libër.

    ”Nuk kemi në plan të gjejmë personin që e huazoi librin”, thanë zyrtarët.
    “Është vërtet e mrekullueshme të kesh këtë lloj lidhje me të kaluarën dhe me komunitetin. Shumë nga ne adhuruesit e librit mendojmë se është vërtet bukur të kesh një libër të vjetër”, theksuan ata.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulm me armë në një qendër tregtare në Suedi, dhjetëra të plagosur

    Tre persona, përfshirë një grua në të 60 -at, janë plagosur rëndë nga të shtënat në Kristianstad, Suedi në...

    Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca

    Në vend të automjeteve zyrtare me lizing, dy milionë euro duhej të dedikohen për automjete që do të përdoreshin...

    RMV, prej sot hyn në fuqi ndalesa e plotë për lëvizje në zonat pyjore

    Prej sot hynë në fuqi ndalesa e plotë për lëvizje në zonat pyjore, njoftoi shërbimi për media i qeverisë,...

    Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të...