More

    Kush është kandidati i LSDM për Tetovën?!


    Portali në gjuhën maqedonase Plusifno, duke u thirrur në burime të besueshme, shkruan se në zgjedhjet lokale, LSDM-ja dëshiron që në Tetovë, të garojë me kandidat që gëzon respekt te banorët e kësaj komune dhe që mund t’i le nën hije kandidatët e BDI-së, Besës, PDSH-së dhe ASH-AAA-së. Sipas informacioneve të këtij portali, LSDM-ja po zhvillon negociata me akademikun Abdulmenaf Bexheti dhe biznesmenin Lulzim Destani për t’i kandiduar për kryetar komune në Tetovë.

    Megjithatë, deri tani nuk ka përgjigje nëse Bexheti dhe Destani do të pranojnë kandidaturën. Këto informacione janë publikuar pas zërave se BDI-ja ka kërcënuar LSDM-në se mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, nëse Zaev nuk e mbështet kandidatin e “integristëve” në Tetovë që në rrethin e parë. Kryeministri Zoran Zaev, tha se LSDM-ja do ta mbështetë LSDM-në në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, ndërsa bëri të ditur se gjatë kësaj jave do ta takoj kreun e BDI-së Ali Ahmetin.

    Kryeministri dje informoi se tashmë ka pasur takime me Menduh Thaçin dhe me Bilall Kasamin lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale. “Me Thaçin u pashë para dy-tre javëve, njejtë edhe me Bilall Kasamin, ndërsa deri në fund të kësaj jave duhet të shihem me Ahmetin. Të gjithë konfirmojmë ndihmë të përbashkët sepse jemi koalicion në nivel qendror, ndërsa do të ishte mirë që kjo të shndërrohet edhe në nivel lokal.

    Logjikisht, është të paraqitemi si koalicion, pjesa më e madhe do të jenë paraqitje koalicionimi në rrethin e parë, 50 për qind, 25 apo 30 për qind do të ishin në rrethin e dytë dhe diku pas përfundimit të zgjedhjeve do të bëjmë sërish koalicion”, sqaroi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Breshër në disa pjesë të Shkupit (VIDEO)

    Megjithë temperaturat përvlëuese që kanë kapluar Maqedoninë e Veriut këtë javë, në orët e sotme të pasditës në disa...

    Detaje nga aksioni policor në Hasanbeg: Një polic mes 12 të arrestuarve – kërkohen edhe 3 të tjerë! (Video)

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka shkatërruar grupin kriminel, pasi pa leje kanë tregtuar me armë...

    Detajet e fundit rreth incidentit të armatosur në Saraj

    Mbëmë rreth orës 22:00 në afërsi të sheshit të Sarajit ka ndodhur një incident i armatosur, me ç'rast janë...

    Radushë: Shpaloset pllaka përkujtimore për luftëtarin e lirisë

    Sot në Sheshin e fshatit Radushë në prezencën e një numri të madh të bashkëluftëtarëve, banorëve të Radushës dhe...