More

    Kuvendi “shkarkon” Ilir Metën nga pozita e presidentit

    Miratohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit të Shqipërisë.

    Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi bën me dije se kanë votuar pro 104 deputetë, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi ishte e pavlefshme.

    Pavarësisht vendimit të Kuvendit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja.

    Kushtetuesja brenda një afati tre mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e Kuvendit në seancë shqyrtuese.

    Kjo është nisma e dytë për Ilir Metën brenda dy viteve, ku shumica parlamentare kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

    Ndërkaq, ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, duke e quajtur antikushtetues dhe antiligjor. Meta edhe pse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të Komisionit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Një viktimë dhe 4 raste të reja me Kovid-19, në 24 orët e fundit

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3074 teste nga të cilat vetëm katër persona kanë rezultuar pozitiv me...

    Aksident trafiku, rrokulliset kamioni

    Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë në afërsi të Strazhës, me çrrastë një...

    Gjobiten 232 vozitës në Shkup, 86 për tejkalim të shpejtësisë

    Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.06.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar 232 shkelje të...

    Ndërron jetë luftëtari i UÇK-së nga Kondova

    Ka ndërruar jetë luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Kondova, Halil Xhaferri-Baci. Baci njihet si një nga luftëtarët më...