More

    Lasgush Poradeci, poeti i magjisë së yjeve dhe i heshtjes buzë liqenit

    Shumë vetëve, teksa zbresin nga Qafë Thana  esodisin liqenin e Pogradecit, u shfaqet   si mirazh Lasgush Poradeci në moshë të re, poeti  i dashurisë dhe i magjisë së yjeve,  buzë liqenit teksa sodit liqenin. Mandej në moshën e pleqërisë,dukeecur i menduar me shkop në dorë e barsolinën e vjetër, në kërkim të kohëve të humbura të rinisë,  kur në çaste frymëzimi krijonte vargje plot harmoni për muzgun e heshjen në liqen e në qytet, për fluturimin e shtërgut, për krojet, lundrat e zambakët mbi ujë, për shqiponjën, Malin e Thatë, ShënNaumin e Drinin e kaltërt.

    Emri Lasgush nasjell ndërmend hiret e lirikut romantik e simbolist, ndërsa caku Poradeci ka thyer një emërvend të huaj. Aso kohe i njohur si poet romantik kudo, dallohej jo vetëm për adhurimin ndaj natyrës, por edhe për  dashurinëndaj njeriut, miqëve  e krijuesve të tjerë. të moshuar apo të rinj si  Fishta, Mjedja, Asdreni, Noli,  Kuteli,  Koliqi, Buharaja etj

    Jeta dhe krijimtaria e poetit

    Llazar Gusho,  u lind  më 27 dhjetor 1899 në Pogradec  në një familje atdhetarësh, I cili deri në mbarim të jetës, do të njihej në botën letrare vetëm me emrin Lasgush Poradeci.

    Qysh në moshën dhjetë vjeç, Lasgushit ndryshe nga çdo poet tjetër, hapësira përqark evendlindjes, i fali atij frymëzmin poetik. Aso kohe në brigjet rrethliqenit,ngaPogradeci në Strugë, Ohër e Shën Naum, jetoninin thuajse vetëm shqiptarë, që flisnin toskërisht  nëtë njejtin dialekt. Poeti i ardhshëmmësimet e para i mori në qytetin e lindjes.Shkollën e mesme e nisi në Manastir.Ishte një kohë me tronditje të brendëshme, me rebelimin e vitit 1914 kundër Qeverisë së Vlorës e me rrezikune Luftës së parë Botërore, kur pavarësia humbi paqen e qetësinë.Shkollat u mbyllën dhe Llazari u kthye në Pogradec.Pas mbarimit të luftës, i ati e nisi për në Athinë të mësonte në Liceun Francez arumun.Mësimet i mbaroi në vitin 1921 në Silistra, asokohe qytet bregdetar i Rumanisë e sot i Bullgarisë. Po atë vit vajti në Bukuresht për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e arteve dhe të letërsisë. Gjatë asaj kohe iu desh të punonte dhe njëherazi të studionte. Në ato vite mori pjesë në lëvizjen atdhetare të Kolonisë Shqiptare, krahas me Asdrenin dhe atdhetarët e  tjerë dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i saj. Në vitin 1924, me bursën e Qeverisë së Nolit kreu studimet në Grac-Austri në Fakultetin e Filologjisë Romano – Gjermane. Në mbarim, mbrojti temën: “Eminesku dhe poezia popullore rumune.” Me ndihmën bujare të Kutelit dhe bashkatdhetarëve në Rumani.u botuan në Bukuresht dy vëllimet poetike të Lasgushit “Vallja e yjeve” në 1933,  dhe “Ylli i zemrës” në 1937. Atëherë Lasgush Poradeci  shkruan  edhe një histori për lëvizjen kombëtare të shqiptarëve të Rumanisë dhe jetëshkrimin e veteranit të asaj  lëvizjeje, Nikolla  Naço.  Me këto vepra ai u bë i njohur në Shqipëri e jashtë saj. I kthyer në atdhe në 1934, dha mësim në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Tiranës.

    Lasgush Poradeci jetoi në kohën e luftrave e kryengritjeve të mëdha për liri, ndaj në krijimtarinë e tij ndihet shqetësimi për kombin, sipas ideve të Rilindjes kombëtare, si edhee  ëndrravepër përparimin e mëtejshëm demokratik. Ai ishte dhe mbeti një nga lirikët tanë më të mëdhej, i shquar për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë e vargjeve si rrallëkush, Në vitet e para të jetës krijuese ai u këndoi luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, bukurive të vendlindjes me vargje të përkryer plot tinguj e ritme të larmishëm.Ja si shprehet Lasgushi për poezinë: “Pse shkruaj, pse parapëlqej të shkruaj vargje dhe jo prozë? Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti.Vetëm vargjet e përsosur rrojnë (dhe mezi edhe këta).”  Më tej: “Nuk ka poezi të madhe ose të vogël, të mirë ose të keqe, por vetëm që i përshtatet plotësisht potencialit jetësor dhe poezi që s’i përshtatet. Ajo që i përshtatet, është POEZIJA…”

    Jemi në mbarim të vitit 2021 dhe vargjet  magjiketë Lasgushit rrojnë, të freskëta, me një gjuhë të kulluar shqipe, me ritme e rima të përpikta, me simbole të kuptueshme. Janë poezi për të gjitha moshat, që i “përshtaten plotësisht potencialit jetësor”.Ja, tek na vijnë ndër mend vargje prej poezisë “Poradeci”:

     

     “Në katund troket një portë,

    në liqen hesht një lopatë,

    një shqiponjë e arratisur

    fluturon në Mal të Thatë…

     Tërë fisi, tërë jeta,

    ra…u dergj …e zuri gjumi…”.

    Dëgjojmë fërfërimën e flatrave të shqiponjës në kërkim të burimeve në Shën Naum, mbrëmjen e qetësinë e natës, shushurimën e valëve, që shtrohen buzë  liqenit.

    Gjatë viteve ’30 – ‘40, poezitë e Lasgushit u botuan në librat shkollore, në gazeta e revistat letrare.  Pas mbarimit të luftës, Lasgush Poradeci nuk iu nënshtrua kërkesave të letërsisë soc.realiste dhe pothuaj e theu penën. Arti i vargjeve të veta dhe mendimet e tij filozofike binin ndesh me ideologjinë e mohimit të vlerave demokratike, ndaj i mbyllur në vetmi, në gjendje të vështirë ekonomike, jetoi me punën e lodhshme të përkthimeve.Gjuha e bukur popullore e përdorur me mjeshtëri nga Lasgushi në poezi, u hijeshua me ngjyrime plot art.Me vargjet e krijuar ai e pasuroi gjuhën shqipe dhe letërsinë me fjalë e frazeologji të reja. Duke trajtuar çështjen e gjuhës shqipe, ai shkruan: “Përsa i përket toskërishtes, kjo siç duket, njëherë mund të mënjanohet prej gjuhës “së mesme”, që s’është veçse një gegërishte e zbutur, nga influencimi armonioz i toskërishtes. Gegërishtja ka energji fizike, toskërishtja ëmbëlsi shpirtërore. Dyke bashkuar gegërishten me toskërishten, gegërishtja gjith dyke mos humbur forcën, energjinë, fiton dhe harmoni, e ëmbëlsi, si gjuhë e “mesme” me karakter geg. Lufton, pra, forca fizike me harmoninë  shpirtërore, trupi me shpirtin. Sa më e fortë, më e fuqishme, më e shumanëshme të jetë toskërishtja në harmoninë e saj, aq më shumë do të ndjehet fryma mirëbërëse që ajo ka në gegërishten e “mesme.”Me këtë bindje ai mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit – 1972.Në çastet fatale të vendimit, ai u largua nga mbledhja pa u ndjerë e pa e nënshkruar dokumentin e standartit të shqipes të diktuar nga lart.

    Lasgushi jetoi i shqetsuar si gjithë njerëzit me kulturë  e të  përndjekur. Shihej tek ecte  ngadalëgjatë trotuarit bri sheshit Skënderbej dhe hipte me vështirësi në autobusin e Kombinatit, që ndalonte edhe pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri,  i mbushur përplot me njerëz. Poeti i zbardhur dhe i dobësuar mezi mbahej  ndërmjet turmës, që shtyhej para e prapa. Herë-herë  ndonjë dashamirës i poetit e merrte në mbrojtje.Edhe  burgu i librave të dënuar, Biblioteka Kombëtare shpalli një fletë rrufe qesharake kundër poetit  të  liqenit e yjeve me shpirt artisti.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...