More

    Lojërat Olimpike do të mbahen pa publik të huaj

    Në Lojërat Olimpike në Tokio nuk do të lejohen spektatorët nga jashtë. Vendimi u njoftua pas një takimi të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, qeverisë japoneze, qeverisë së Tokios, Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar dhe organizatorëve lokalë.

    “Ne shprehim zhgënjimin e të gjithë tifozëve entuziastë të Olimpiadës nga e gjithë bota, dhe natyrisht familjeve dhe miqve të atletëve, të cilët po planifikonin të vinin në Japoni”, tha presidenti i IOC-së, Thomas Bach.

    Lojërat Olimpike Tokio 2020 ishte paraparë të mbahen vitin e kaluar, mirëpo ato u shtynë për shkak të pandemisë. Hapja e tyre do të bëhet më 23 korrik.

    Komiteti do të rimbursojë tifozët jashtë shtetit që kanë blerë tashmë bileta. Deri më tani janë shitur 630.000 bileta, sipas shefit ekzekutiv të komitetit Toshiro Muto.

    Vendimi për të ndaluar pjesëmarrjen e publikut të huaj merret për shkak të frikës nga një rritje e numrit të të infektuarve në Japoni.

    Japonia ka njoftuar për rreth 8.800 vdekje nga COVID-19 dhe ka kontrolluar përhapjen e virusit më mirë se shumica e vendeve.

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Arrestohen dhjetëra persona për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit mes tyre edhe polic

    Aksion i madh policor është duke u realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup Deri më tani, siç...

    SI TË JENI TË SUKSESSHËM EDHE NËSE NUK DËSHIRONI TË BËHENI MENAXHER/E?

    ​ Si të jeni të suksesshëm edhe nëse nuk dëshironi të bëheni menaxher/e? Ka njerëz të cilët ëndërrojnë të marrin...

    Autobusët në Shkup do të qarkullojnë deri në ora 20:00

    Për shkak të orës policore, e cila prej sot fillon në ora 20:00, ndryshimet në qarkullim do të kenë...

    23 shkelje të orës policore, 481 gjoba për mosmbajtje të maskës

    Nga ora 22:00 e ditës djeshme (05.04.2021) deri më sot në ora 05:00 Ministria për Punë të Brendshme ka...