More

    LSDM dhe VMRO përplasen për gjendjen ekonomike në vend


    Rezultatet ekonomike të vendit përsëri shihen dhe transmetohen ndryshe nga qeveria dhe opozita. Në kohë të pandemisë, për njërën palë- ekonomia në Maqedoni po lulëzon dhe për tjetrën- vendi është në prag të kolapsit. Që në mëngjes, LSDM dhe VMRO-DPMNE përplasen se kush punon më mirë në vend, dhe kush është më i aftë se tjetri. Sipas partisë në pushtet, qeveria po krijon dhe zbaton masa për të mbështetur ekonominë e brendshme, dhe kompanitë e prekura nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

    Sinjalet pozitive tregojnë se ekonomia po rimëkëmbet, dhe konfirmimi i tyre janë tendencat aktuale pozitive ekonomike, të tilla si rritja e lartë e eksportit, rritja e tregtisë, rritja e kredive, dhe rritja e pagës mesatare. Të ardhurat e buxhetit janë më të larta se në periudhën para krizës. Rritja e të ardhurave totale është 4.4%, dhe 5% është rritja e tatimeve dhe kontributeve – tha Bogdanka Kuzeska -zëdhënëse e LSDM-së.

    Por, reagimi ndaj këtyre pikëpamjeve erdhi nga “Pallati i Bardhë” i VMRO-së. Sipas tyre, qeveria ka dëshmuar se problemet ekonomike dhe vuajtjet e qytetarëve të zakonshëm nuk janë të rëndësishme për të. Opozita akuzon se Qeveria e Zoran Zaevit përqendrohet vetëm në krimet që, siç thonë ata, ndodhin çdo ditë në vend.

    Qytetarët nuk marrin pagë të rregullt, nuk marrin asnjë ndihmë dhe abuzohen në çdo mënyrë. Dhe që politikat ekonomike të qeverisë janë katastrofike tregon fakti, që borxhi publik parashikohet të rritet deri në mbi 65% të prodhimit të brendshëm bruto. Me qeverinë e Zoran Zaevit, Maqedonia është më keq në fushën e rivendosjes së besimit në ekonomi – thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

    Nga të dhënat zyrtare që janë në dispozicion të publikut, mund të shihet se në mars të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi industrial u rrit me 7.6 për qind. Por, kur krahasojmë tre muajt e parë të këtij viti, me tremujorin e parë të vitit të kaluar, prodhimi industrial ra për 6.1 për qind. Shuma e pagës mesatare neto, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në shkurt arriti në 27,948 denarë, dhe krahasuar me vitin e kaluar është rritur me 2,7 për qind./Derveni.info

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    PD nuk do i njohë zgjedhjet. Basha takon drejtuesit e partisë

    Në mbledhjen që zhvilloi mbrëmjen e së hënës më krerët e degëve dhe sekretarët e PD-së në rrethe kryedemokrat...

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

    Sonte rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në...

    LSDM dhe VMRO përplasen për gjendjen ekonomike në vend

    Rezultatet ekonomike të vendit përsëri shihen dhe transmetohen ndryshe nga qeveria dhe opozita. Në kohë të pandemisë, për njërën...

    Rekord, Ethereum për herë të parë tejkalon vlerën e mbi 3 mijë dollarëve

    Kriptovaluta Ethereum, për herë të parë ka kaluar vlerën e 3 mijë dollarëve në disa prej bursave kryesore, përfshirë...