More

    “Mbrëmja e këngëve lirike” shënoi fillimin e “Tingujve të Çarshisë” në Shkup

    Me një koncert të titulluar “Mbrëmja e këngëve lirike”, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit filloi edicioni i 15-të i manifestimit multikulturor “Tingujt e Çarshisë”, organizuar nga Qendra Kulturore Informative, raporton Anadolu Agency (AA).

    Krahas koncertit të performuar nga “Tre Tenorët”, një treshe e përbërë nga Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Mustafa Imeri, po ashtu performuan edhe Orkestra e Operës dhe Baletit Maqedonas (MOB) dhe u mbajt ekspozita ndërkombëtare “Simpoziumi i Artit – Struga”.

    Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Elbasanit, Gledian Llatja, si dhe drejtoresha Qendrës Kulturore Informative, Sermine Purini.

    Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kujtoi se ngjarja kulturore “Tingujt e Çarshisë” ka qenë traditë prej disa vitesh. Ai falënderoi pjesëmarrësit, duke theksuar se shfaqjet e tyre e pasurojnë programin.

    Manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë”, i cili synon të ringjallë çarshinë përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore, do të zgjasë deri më 17 shtator.

    Më 16 shtator, aktivitetet vazhdojnë me ngjarjet e titulluara “Muzikantë të rrugës” dhe “Dy flauta”, një koncert solo dhe kitarë, si dhe një koncert nga një kuartet me tela. Po ashtu do të realizohen manifestimet letrare “Çdo kalldrëm me historinë e vet” dhe “Perlat poetike”, kurse koncerte do të mbajnë: Amar, Leonora Poloska dhe Bendi, Laura Karliu dhe Shpend Latifi dhe Bendi, ATA Bend dhe Valon Suma.

    Më 17 shtator, pranë Kalasë së Shkupit do të realizohet një shfaqje e hapur e filmit “Një tregim Pishtine” me regji të Burbuqe Berishës.

    “Tingujt e Çarshisë” filloi të organizohet në vitin 2006 dhe është një projekt i mbështetur nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Çairit. Vitet e fundit, në ngjarje kanë marrë pjesë shumë këngëtarë, artistë, valltarë, animatorë, grupe të famshme, maqedonase, shqiptare, turke, rome, në frymën e idesë që manifestimi të jetë multikulturor.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...