More

    Merret vendimi, “hiqet” kufiri me Kosovën: Do të ketë vetëm kamera

    Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit.
    “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e qëndrimit. Këtu kemi bërë një kapërcim shumë të rëndësishëm për të lehtësuar lejet, për të jetuar në të dy anët e kufirit të shqiptarisë. Duke bërë të mundur që çdo shtetas në dy vendet mjafton të plotësojë një formular dhe të deklarojë një adresë të përshtatshme dhe menjëherë pa asnjë procedurë shtesë ai merr lejen 5-vjeçare dhe menjëherë do i takojë leja e përhershme, pa pasur nevojë të bëjë aplikim tjetër. Kjo leje unifikohet dhe është e njësuar me lejen e punës. Një kalvar që qytetarët e kanë hequr në kurriz deri më sot. Pa asnjë dokument vetëm kjo leje qëndrimi çdo shtetas ka të drejtë të punojë me të dy anët e kufirit. Besoj se ky është një lehtësim shumë i madh dhe do ta lehtësojë kapitalin njerëzor.
    Marrëveshja e dytë ka të bëjë me hapjen apo kalimin në një status tjetër të kufirit midis Shishtavecit dhe Krushevës, duke bërë të mundur që këtë pikët të mos e  përdorin vetëm vendasit, por edhe të tjerë. Kjo krijon një arterie tjetër të lëvizjes. Besoj se përfitimi do të jetë i drejtpërdrejtë.

    Marrëveshja e tretë, është marrëveshja që do të mundësojë lehtësinë apo lejet e posaçme që do të marrin banorët e zonave kufitare të dy vendeve për të lëvizur lirshëm jo vetëm në zonat kufitare. Të dy shtetasit e të dy anëve do të përfitojnë shërbime të njëjta në Kosovë dhe Shqipëri. Janë rreth 300 mijë banorë që do të përfitojnë. Mund të ndjekin lirisht shkollën në varësi të ndodhjes së institucioneve, mund të shkojnë të punojnë pa pasur nevojë për asnjë leje,” theksoi ministri.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...