More

    Messi me një tjetër rekord


    Lionel Messi vijon të vendosë rekorde, edhe pse Barcelona e tij nuk është në ditët e saj më të mira. Argjentinasi shënoi pasditen e sotme ndaj Sevillas në fitoren 0-2, duke u futur në histori. “Pleshti” është i pari lojtar në Botë që arrin të shënojë 30 gola kundër një ekipi të vetëm.
    Diçka të tillë Messi ia ka bërë Sevillas, që është edhe preja e tij e preferuar. Në 28 ndeshje në La Liga kundër Sevillas, argjentinasi ka shënuar plot 30 gola. Në vendin e dytë në këtë renditje të veçantë është legjenda gjermane Gerd Muller, që i ka shënuar 27 herë Hamburgut.

    Në vendin e tretë është sërisht Messi që ka shënuar 26 gola ndaj Atletico Madrid, në 26 ndeshje të luajtura. Për të gjetur Cristiano Ronaldon duhet të zbresim në vendin e katërt. CR7 ka shënuar 25 gola ndaj Sevillas, që duket se është ekipi i preferuar për portugezin dhe për Messin.

    [adsforwp id=”30090″]

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    DAIM ISË KOPANICA

    DAIM ISË KOPANICA 1915–1959 Shkruan: Daim Hiseni Dikur nga fsh. Marshen i Koplikut të Malësisë së Madhe që asaj kohe Kopliku mbante...

    Rexhepi: Nga sot Licencat nga Ministria e Transportit edhe në gjuhën shqipe

    Në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve, Ministria e transportit dhe lidhjeve lëshoi licencën e parë në dygjuhësi....

    “Pasaportat e bosëve”, fletarrest për ndërmjetësuesin

    Policia mbrëmjen e sotme ka lëshuar një fletarrest për ndërmjetësuesin e pasaportave të “bosëve”. Bëhet fjalë për Raif Miftarin...

    Janë regjistruar 1174 raste të reja me Covid-19, 811 të shëruar dhe 42 të vdekur

    Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1174 raste të reja me kovid-19, janë...