More

    Mexhiti në bashkëbisedim me mësimdhënësit

    Nënkryetari i Bashkimit Demokratik dhe njëherësh bartësi u listës për deputet në njësinë zgjedhore nr.1 Izet Mexhiti së bashku me Kryetarin e Çairit Visar Ganiu dhe Ministrin e arsimit dhe shkencës, takuan mësimdhënësit e Çairit. Në këtë takim u zhvillua bashkëbisedim me mësuesit për të arriturat por edhe nevojat e arsimit shqip.

    Mes tjerash Izet Mexhiti theksoi: “Sot rinia mund të ketë sfida të ndryshme, për dallim para 15-20 viteve kur në Shkup kishim vetëm 4 paralele në gjimnazin Zef Lush Marku ndërsa sot nxënësit kanë mundësi të zgjedhin në çfarë drejtimi dhe në cilën shkollë të mësojnë dhe nëse dikur kishim 2 grupe në Fakultetin Pedagogjik, sot kemi tre Univerzitete Shtetërore në gjuhën shqipe dhe mundësi ku të studiojnë. Nëse dikur kishim 120 nxënës në shkollim të mesëm, sot kemi 500 profesorë. Këto janë vetëm pjesë e argumenteve që paraqitëm para punonjësve të arsimit dhe duke sqaruar për të arriturat e shumta, kërkojmë mbështetje për barazi edhe në sferën e arsimit. Kjo do të thotë shkolla bashkëkohore dhe arsim më cilësor në të gjitha vendbanimet shqiptare.”

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    THIRRJE PUBLIKE Për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë

    Në bazë të Ligjit për racion të subvencionuar për studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/2020 dhe  150/2021) dhe...

    Ja si qëndron situata me zjarret në Turqi!?

    Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, njoftoi 122 nga 129 zjarre në 35 provinca...

    Pendarovski uron Ilindenin, Ditën e Republikës

    Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e Ilindenit, Ditës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një video-incizimi...

    Detaje nga tërmeti i mbrëmshëm

    Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, ka njoftuar se tërmeti i dëgjuar të dielën në Kosovë, ndodhi në...