More

    Miratohet vendimi, Shqipëria pika të përbashkëta të kalimit kufitar me Maqedoninë

    Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjen me Maqedoninë për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dy anët e kufirit, aq më tepër për sezonin turistik. Më herët e njëjta procedurë është ndjekur me Kosovën.

    Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë dhe qeverisë së republikës së maqedonisë së veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet republikës së Shqipërisë dhe republikës së Maqedonisë së Veriut Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.

    VENDOSI:

    Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Shkup: Zjarrfikësit në aksion shpëtimi

    Shkup 16 Qershor 2021 Ekipet zjarrfikëse së bashku me pjestarët e njësiteve policore sot kanë kryer stërvitje dhe kanë simuluar...

    Dështimi i komplotit të Bozhidar Spasiq, rritet përkrahja ndaj Ali Ahmetit!

    Rrëfimi i kryeudbashit serb, Bozhidar Spasiq ka nxjerrë në shesh të palarat e disa politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e...

    Besa përgaditet për fitore në Saraj. Ja kandidati i mundshëm?!

    Partia e Bilal Kasamit ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale 2021. Aktivitetet e strukturës partiake tashmë kanë filluar punën...

    Përleshje me armë zjarri në Haraçinë, disa të lënduar dhe të arrestuar

    Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate në Haraçinë, ku të plagosur kanë mbetur...