More

    Modelen turke e zbresin nga avioni për shkak të veshjes

    Një bodybuilder turke si dhe ndikuese e medieve sociale është ndaluar të fluturonte nga Texas për në Miami në 8 Korrik me linjën “American Airlines”, sepse kishte veshur pantallona të shkurtra dhe kjo gjë do ishte një shqetësim për familjarët që ndodheshin në avion.

    Këtë incident Deniz Saypinar e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfryn gjithë inatin e saj.

    Me lot ajo u tregoi ngjarjen një milion ndjekësve të saj. Tregoi se si stafi e kishte fyer kur i thanë se ajo ishte pothuajse “e zhveshur”.

    “Ata më ndaluan të udhëtoja sepse më thanë ju jeni lakuriq dhe ofendoni familjet e tjera”,është shprehur ajo.

    Saypinar, 26 vjeç është një trajner gjimnastikor, sipërmarrëse dhe ndikuese i medieve sociale

    Daily Mail, e cila raportoi për herë të parë këtë incident, tha se ajo u zhvendos nga Turqia në Los Angeles për të vazhduar karrierën e saj.

    Ajo është gruaja e parë nga Turqia që ka marrë statusin e Federatës Ndërkombëtare të BodyBuilders (IFBB).

    Zonja Saypinar është gjithashtu qytetarja e parë jo-amerikane që fiton Konkurrencën Kombëtare të Fitnesit të Bikini në 2021.

    Në Instagram-in e saj, zonja Saypinar tha se ajo ishte zhvendosur në Amerikë për të “përjetuar lirinë”, por ishte tronditur nga sjellja “qesharake” e stafit të American Airlines.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    VALA E TË NXEHTIT: VENDI NË FAZËN PORTOKALLI

    Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka publikuar protokollet për mbrojtjen e qytetarëve, për shkak të aktivizimit të...

    Bekteshi: Janë siguruar mjete shtesë për vauçerët për turizëm

    Ministria e Ekonomisë siguroi 23 milion denarë shtesë për vauçerat për turizëm prej 12,000 denarëve për personat me të...

    “27 Prilli”: Gruevski u informua nga BDI për zgjedhjen e Talat Xhaferit

    Në Gjykatën Penale në Shkup sot u zhvillua seanca përfundimtare për organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit...

    Isa Boletini për “Corriere D’italia” (1913): Kam ardhur të bërtas në Evropë se asnjë shqiptar nuk do ta njohë ndarjen e Shqipërisë në paqe

    “La Stampa” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen e dytë, intervistën e Isa Boletinit me...