More

    “Nata e së vërtetës”, një dramë kundër fanatizmit

    Të ndryshmit janë të vështirë për t’u pranuar nga shoqëria, madje ato eliminohen. Ashtu si Helveri dhe Klara gjatë Luftës së dytë botërore, fatet e njerëzve si ata janë të ngjashme edhe në kohën ku jetojmë. Paradoksalisht Helveri, një njeri me probleme mendore dhe fizike, që adhuronte ideologjinë naziste, u mor nën kujdesin e Klarës, e cila kishte braktisur më parë fëmijën e saj po me probleme mendore, ndaj të cilës nazisti hipotetik Helveri është i dhunshëm. Klara do t’i japë fund, në një formë dinjitoze dhe për ta shpëtuar nga zhdukja përmes formave çnjerëzore…

    Drama e shkruar nga dramaturgu polak Igmar Villcist “Nata e së vërtetës” (origjinali “Nata e Helverit”) do të ngjitet të mërkurën në orën 19 në skenën e Teatrit Shqiptar për fëmijë dhe të rinj, me regji nga Afërdita Nuhiji dhe interpretimin e aktorëve Vjollca Bekteshi dhe Mumin Abdullahi. “Dy personazhe që bien pre e realitetit, duke qenë në vendin e dhunuesit dhe të dhunuarit, e një nëne pa fëmijë dhe një fëmije pa nënë, të dëbuar nga shoqëria dhe të ngecur në mes të katër mureve në pamundësinë e të dalurit jashtë.

    ‘Nata e Helverit’ është një dramë ku autori përshkruan mjaft mirë momentet specifike të zhdukjes së njerëzve që merren peng gjatë Luftës së dytë botërore. Çoroditja e asaj kohe historike që në vite kthehet në një jubile të vënë mjaft në skenë, filmografi, sigurisht secili vend për të trajtuar dhe lidhur historinë e vendit në favor të shfaqjes”, thotë regjisorja Nuhiji. Cilësohet si një nga veprat më të suksesshme të dramaturgjisë polake për mesazhet që përçon edhe sot përmes tragjedisë së ndodhur gjatë Luftës së dytë botërore si pasojë e fanatizmit politik dhe ideologjive fashiste. Kjo vepër vazhdon të tundojë dhe të ngacmojë regjisorët për ta vënë në skenë, sidomos kur gjurmët e luftës janë të freskëta në kujtesën e errët të një populli. (koha.mk/E.H)

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Afrim Gashi në pragë të zgjedhjeve takohet me përfaqësuesit e OSBE – ODIHR në Shkup

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, aktualisht edhe Shef i Shtabit Qendror...

    Pakënaqësi në ASH- Saraj, jep dorëheqje kryetari i nëndegës Rashçe

    Kryetari i nëndegës së vendbanimit Rashçe Fidush Abdiu, jep dorëheqje nga ky funksion, pasi që shpreh pakënaqësi për vendimet...

    Çairit ju shtua edhe një kënd super-modern për fëmijë (FOTO)

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se Çairit prej sot ju shtua edhe një kënd super-modern për...

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...