More

    Ndërron jetë ish gazetari Alush Kamberi


    Alush Kamberi lindi në Strimnicë. Gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua gazetarisë shqiptare në Maqedoni. Doajeni i gazetarisë, i cili këtij profesioni nuk iu nda për pesë dekada me radhë. Hapat e parë në gazetari i filloi që nga viti 1967, ose më drejtë, që nga emisioni i parë televiziv në gjuhën shqipe, në Redaksinë e TV Shkupit.

    Alush Kamberin e njohim edhe nga qindra reportazhe e dokumentarë televizive, por edhe nga shumë shkrime të ndryshme gazetareske e publicistike, si dhe nga disa vepra letrare. Portrete, reportazhe, biseda, kronika, etj, i botoi në gazetat e atëhershme “Flaka e vëllazërimit”; ,,Rilindja”; “Zëri i Rinisë” etj. Alush Kamberi gjatë punës së tij në Televizionin e Maqedonisë ka realizuar mbi 400 dokumentar.

    Ai është edhe autor i filmit kushtuar ardhjes së parë të Nënë Terezës në Shkup. Me pas, ai ka realizuar edhe 3 dokumentar të tjerë kushtuar nobelistes shqiptare Nënë Tereza.

    Ai është nderuar për Vepër jetësore që ndan Drejtoria e RTVM -së, pastaj dy shpërblime të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, si dhe disa mirënjohje ndërkombëtare: ajo në Festivalin e Monte Karlos, për Filmin dokumentar për Nënë Terezën, në Festivalin e filmit dokumentar në Namyr të Belgjikës, për dokumentarin “Biri”, në Portorozh të Sllovenisë për filmin “Dashuria për 100 vjet”, pastaj në Bratisllavë për filmin dokumentar “Tunduesi i ujit”, etj.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...