More

    Në Bllacë u inauguruan “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”


    Sot në brezin ndërkufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, aty ku para 22 viteve kishte ndodhur dëbimi masiv i mbi 400 mijë kosovarëve si pasojë e veprimeve gjenocidale të forcave pushtuese serbe, u inaugurua Muri i Kujtesës (vepër autoriale e piktorëve Festim Kabashi dhe Luan Tashi), dhe parku “Hasan Prishtina” në kuadër të Qendrës Përkujtimore “Bllaca ‘99”.

    Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur, njëri prej organizatorëve të kësaj ngjarjeje, tha se para 22 viteve Millosheviqi me bandën e tij u përpoq të pastrojë Kosovën nga shqiptarët, por ishte UÇK e ndihmuar nga NATO që pengun këtë plan fashist. Kriza humanitare që u shkaktua në Kosovë ndikoi që bashkësia ndërkombëtare të intervenojë në krye me NATO-n, duke shpëtuar një popull të tërë nga shfarosja. Sipas tij, “dëbimi i mbi 440 mijë shqiptarëve në drejtim të Maqedonisë, kishte ndikuar që në “Bllacë të ngrihen kampe të përkohshme për shpëtim, kurse vuajtjet e shqiptarëve të dëbuar më së miri janë shprehur në mozaikun që sot po promovojmë, ku në qendër të tij ndodhet nëna shqiptare, simboli i përtëritjes së popullit shqiptar, e cila me qumështin e saj mbajti gjallë atë”, tha Lluka.

    Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, u shpreh i kënaqur që pikërisht në territorin e komunës së tij po inaugurohet Muri i Kujtesës dhe parku “Hasan Prishtina”, duke theksuar se kjo është mirënia më e mirë për të gjithë ata që kontribuuan në menaxhimin krizave humanitare dhe në çlirimin përfundimtar të Kosovës, pa harruar UÇK-në, NATO-n dhe popullatën civile, bashkë me shoqatat humanitare nga Maqedonia që ndihmuan në strehimin dhe sistemimin e të dëbuarve.

    Ndëkaq Skender Asani drejtor i ITSHKSH në Shkup, vuri në dukje se para 22 viteve, pikërisht këtu ku ndodhemi sot, gjeopolitika po shkruante një kapitull të ri në ribërjen e hartës së Ballkanit. Në vend të përrallave të vjetra sllave që kishin përvetësuar sallonet diplomatike të Evropës së shekullit 19, pikërisht këtu në Bllacë komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA, NATO dhe BE, po rivendoste për herë të parë një drejtësi të munguar në favor të shqiptarëve. “Lufta heroike e UÇK-së, e udhëhequr nga bijtë dhe bijat më të zgjedhor të kombit, projektoi në vëmendjen diplomatike e ushtarake ndërkombëtare nevojën për të ndërhy në një territor të pushtuar arbitrarisht nga forcat pushtuese serbe. Më 24 mars të vitit 1999, NATO filloi të veprojë nga ajri, duke hedhur bomba mbi objektet vitale ushtarake e shtetërore të Serbisë, si pika problematike prej ku buronte fuqia pushtuese e hegjemoniste serbe. Muri i Kujtesës dhe Parku Hasan Prishtina, tash e tutje i shërbejnë kujtesës sonë, jo vetëm për të freskuar të kaluarën, por për të mësuar edhe hapat nga duhet të shkojmë në të ardhmen. Së pari, duke vendosur një standard të ri në memorimin e të kaluarës, përmes projekteve që afirmon njeriun tonë në mikroplan përmes sakrificës individuale dhe solidarizimit kolektiv dhe përmes politikave shtetërore të cilat do të përpilonin një strategji unike në formimit e institucioneve muzeale, ku do të konservohej dhe studiohej historia e përpjekjeve titanike të popullit tonë për të ruajtur vazhdimësinë edhe biologjike edhe kombëtare”, nënvizoi Asani.

    /Derveni.info

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Shqipëria heq karantinën për Maqedoninë

    Komiteti i ekspertëve në Tiranë ka marr vendim që të heq plotësisht masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve...

    Filipçe: Masa të reja dhe ndryshim të orës policore

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se Shtabi i krizës e ka përkrahur ndryshimin për ndalesën  e kufizimit...

    Gjykata Specijale përkohësisht e liron Kadri Veselin

    Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë e njohur si Gjykata Speciale kanë liruar përkohësisht nga qëndrimi...

    Ngadhënjimi mbi Zheden

    Shkruan: Ferid Muhiq Qe e martë kur më në fund u nisa drejt majës së Zhedenit. Po shpjegohem se përse...