More

    Nxënësit e ShMQSh “ Saraj “ Ligjeratë online nga përfaqësues të Bankës Popullore


    Nxënësit e shkollës së mesme të qytetit të Shkupit “Saraj”, të drejtimit Ekonomik, morrën pjesë në projekt, i cili u realizua online nga përfaqësues të Bankës Popullore.

    Tema: Edukimi financiar, menaxhimi me financa personale.

    ➡️ Edukimi financiar mund të përkufizohet si “procesi me të cilin klientët/investitorët financiarë përmirësojnë njohuritë e tyre për produktet financiare, konceptet dhe rreziqet dhe, nëpërmjet informacionit, trajnimit dhe/ose këshillimit objektiv, fitojnë aftësi dhe besim në rreziqet dhe mundësitë financiare. Edukimi financiar i lejon ata të bëjnë zgjedhje të informuara, të tregojnë se ku të drejtohen për ndihmë dhe të ndërmarrin veprime të tjera efektive për të përmirësuar mirëqenien e tyre financiare. Kështu, edukimi financiar ofron më shumë se vetëm ofrimin e informacionit dhe këshillave financiare, të cilat duhet të rregullohen, siç ndodh shpesh, veçanërisht për mbrojtjen e klientëve.

    ➡️ Projekti i bankës qendrore parasheh këshilla të ndryshme të sferës financiare dhe atë: banka qendrore, roli dhe funksionet e saj, institucionet kryesore financiare, kushtet ekonomike, kursimet, produktet financiare, si dhe mbrojtja e përdoruesve të shërbimeve financiare; bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare të dedikuara për ndërtimin e politikave për përfshirjen financiare, edukimin dhe hartimin e dokumenteve strategjike.

    Shkolla jonë parasheh edhe takime tjera me institucione, ndërmarrje dhe ekspert nga fusha të ndryshme, qëllimi është që nxënësit të njihen nga afër me punën e institucioneve/ndërmarrjeve, sfidat që ballafaqohen ato si dhe për të ardhmen e tyre.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re. Pas...

    1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar...

    Rregullohet dhe zbukurohet hyrja e fshatit Kopanicë

    Fshati Kopanicë i Sarajit dhe banorët kanë shfrytëzuar ditë të ngrohta për rregullimin e hyrjes së fshatit. Rrespektivisht banorët...

    Kolonë e gjatë me kilometra në Kodrën e Diellit

    Koha e bukur me diell dhe temperaturat e përshtatshme sot kanë nxitur banorët e Maqedonisë që në numër tejet...