More

    Pagesa me kriptovaluta, këto janë kompanitë kryesore që pranojnë pagesa përmes kriptovalutave

    Kriptovalutat janë bërë kryelajme në ballinat e gazetave këtyre ditëve. Nëse nuk përbën ndonjë lajm vlera e Bitcoin e cila ka arritur në një çmim rekord të lartë prej 60,000 dollarësh (50,500 eurosh) për herë të parë, atëherë lajm mund të jetë fakti që themeluesi i Tesla, Elon Musk, po investon miliarda dollarë në të, shkruan agjencia e lajmeve evropiane, Euronews.

    Ndërkohë që shitblerja e kriptovalutave po bëhet gjithnjë e më e zakonshme, në anën tjetër mundësitë për të shpenzuar monedha virtuale janë disi të kufizuara për shkak të paqëndrueshmërisë së saj.

    Megjithatë, ka një numër në rritje të ndërmarrjeve në lëminë industriale – duke filluar nga teknologjia deri tek linjat ajrore – të cilët po i përqafojnë kriptovalutat, duke i dhënë mundësinë klientëve të tyre që t’i përdorin ato si një metodë zyrtare e pagesës për mallrat dhe shërbimet e tyre.

    Këtu janë disa nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohura që përdorin i përdorin kriptovalutat për të kryer pagesa për mallra dhe shërbime.

    Microsoft

    Si një nga kompanitë më të mëdha të softuerëve në botë, është e rëndësishme që Microsoft pranon pagesa me Bitcoin, duke e mbjellë kësisoj një shkallë të besimit në përdorimin e kriptovalutës. I përdorur për kredi në plotësimin e llogarive të përdoruesve, Bitcoin mund të përdoret për të paguar një sërë shërbimesh, përfshirë Xbox Live dhe Skype.

    Interesi i kompanisë për kriptoteknologjinë nuk mbaron me kaq. Duke e përdorur Blokchain, Microsoft ka lansuar gjithashtu ION, një platformë me dy shtresa vërtetimi në rrjetin Bitcoin në fund të muajit mars. Në vend të pagesave, teknologjia krijon ID-të digjitale për të vërtetuar identitetet në internet.

    Starbucks

    Pas një gjykimi të gjerë, klientët e Starbucks tani mund të përdorin aplikacionin e ri Bakkt për të paguar për pije dhe mallra në zinxhirin e kafesë me Bitcoin të konvertuar. Sipas krijuesve të aplikacionit, 500,000 njerëz e kanë marrë programin e qasjes së hershme vetëm për ta testuar portofolin digjital si një mënyrë pagese.

    Tesla

    Prodhuesi i makinave elektrike Tesla u bë një nga kompanitë më të fundit në javët e fundit që ka njoftuar se do të pranojë pagesa Bitcoin për blerjet e automjeteve në SH.B.A. Ky lajm vjen pas një investimi prej 1.5 miliardë dollarësh (1.2 miliardë euro) në kriptovalutë nga kompania e Elon Musk në muajin shkurt.

    Modeli Tesla Y Long Range është ekspozuar në Tesla Gallery  ne 24 Shkurt 2021, në Troy, Michigan, SHBA:Carlos Osorio/Associated Press

    Amazon

    Është raportuar në fillim të këtij viti që Amazon po bashkohet me radhët e gjigantëve të tjerë të teknologjisë, përfshirë Facebook, për krijimin e kriptovalutës së saj ekskluzive. Tani për tani, kompania e tregtisë elektronike nuk pranon ende direkt kriptovalutën. Sidoqoftë, mund të blini kupona të Amazon vetëm përmes kompanisë kripto Bitrefill, një platformë që e bën më të lehtë jetesën në kriptovaluta duke shndërruar Bitcoin në kartë-dhuratë, mbushëse telefonash etj.

    /Derveni.info

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Maqedoni: Në veturë gjendet një person i pajetë

    Një banor i Ohrit u gjet i vdekur në një makinë, bëjnë të ditur nga policia, njofton Portalb. Në SPB...

    BFI me apel: Rrespektoni masat mbrojtëse gjatë festave

    Gjatë festës së 1 Majit, Pashkëve dhe festës së Bajramit, prioritet është respektimi i masave. Është e dëshirueshme të...

    Sulmi i Juventusit do të pësojë ndryshime në ndeshjen e radhës

    Në një konferencë për shtyp, Andrea Pirlo ka njoftuar se Alvaro Morata është në dyshime për ndeshjen e radhës...

    Covid 19 RMV/36 humbje jete, 214 raste të reja

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.276 teste, ndërsa janë regjistruar 214 raste...