More

    PANELET DIELLORE, MBI AEROPORTE MUND TË FURNIZOJNË ME ENERGJI NJË QYTET


    Australia merr aq shumë rrezatime diellore, saqë çdo aeroport në vend do të përfitonte nga instalimi i llojit të duhur të paneleve diellore. E njëjta gjë mund të thuhet për shumë aeroporte dhe ndërtesa të mëdha në të gjithë botën”.

    Kanë potencialin të furnizojnë me energji më shumë se 100 mijë shtëpi, duke përdorur panele të mëdha që mund të vendosen mbi ta. Këtë e thonë kërkuesit e RMIT University, në Australi, të cilët kanë zbuluar se çdo aeroport mund të përfaqësojë një termocentral të fuqishëm për prodhimin e energjisë së pastër.

    Në bazë të zbulimit qëndron supozimi se panelet diellore, të vendosura në ndërtesat e banimit, nuk prodhojnë aq shumë energji sa panelet sipër ndërtesave të mëdha, si aeroportet. Propozimi është vendosja e paneleve diellore në aeroporte se sa instalimi i paneleve më të vogla në çatitë e shtëpive. Në këtë mënyrë, vendi do të ishte në gjendje të arrinte një ekonomi me zero emetime shumë më shpejt. Sipas një prej kërkuesve, Dr. Chayn Sun,zbulimi lë potencialin për të shfrytëzuar më mirë energjinë diellore.

    “Australia merr aq shumë rrezatime diellore, saqë çdo aeroport në vend do të përfitonte nga instalimi i llojit të duhur të paneleve diellore. E njëjta gjë mund të thuhet për shumë aeroporte dhe ndërtesa të mëdha në të gjithë botën”.

    Dhjetëfish më shumë energji

    Vetëm nga 21 aeroportet në pronësi të qeverisë në Australi mund të prodhohet një sasi energjie 10 herë më e lartë se ajo që prodhohet aktualisht nga 17 mijë panele diellore të vendosura në zona banimi në qytetin e Bendigo, në shtetin e Victoria-s, në Australinë e Jugut.

    Vetëm Aeroporti i Perth ka mjaftueshëm hapësirë për të prodhuar deri në dyfishin e sasisë së energjisë diellore që përdoret në Bendigo. Ekipi i kërkuesve zbuloi se ky projekt i ri ka potencialin të reduktojë emetimet e gazit serrë me 152 kilotonë në vit, ekuivalente me eliminimin e 71 mijë automjeteve nga rruga. Më shumë panele diellore do të thotë gjithashtu më pak monoksid karboni në vend. Dr. Sun argumenton se mund të shmanget që të digjen rreth “63 kilotonë karbon” çdo vit, nëse Australia vendos të bëjë plotësisht prodhimin e energjisë nga dielli.

    Roli i aeroporteve në krizën klimatike

    Aeroportet konsiderohen një nga çështjet thelbësore në krizën mjedisore, për shkak të nivelit të lartë të emetimeve, problemeve të zhurmës, përdorimit të përgjithshëm të territorit dhe konsumit të lartë të energjisë. Emetimet e avionëve, si në tokë, edhe në ajër, rrisin nivelet ndotëse që ndikojnë në cilësinë e përgjithshme të ajrit, te klima dhe ozoni.

    Cilat shtete po përdorin panele diellore në aeroporte?

    Aeroporti i Melburnit, Australi – Zotëron parkun diellor më të madh në vend, dimensionet e të cilit janë baras me 26 fusha futbolli. Aktualisht, parku diellor kompenson vetëm 15-20% të konsumit të energjisë së aeroportit në vit.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Cochin, Indi – Në gusht të vitit 2015, Aeroporti Ndërkombëtar i Cochin nisi të funksionojë vetëm me energji diellore, me më shumë se 46 mijë panele të instaluara, me kosto 7.29 milionë euro. Energjia diellore që sigurohet është më shumë se e mjaftueshme për të furnizuar aeroportin. Parashikohet se do të kursejë 300 mijë tonë dioksid karboni brenda 25 vjetësh nga data e përfundimit.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Edmonton, Kanada – I prezantuar në vitin 2020, Edmonton deklaroi se dëshiron të ndërtojë parkun diellor më të madh aeroportual në botë, me më shumë se 300 mijë panele dhe energji të mjaftueshme, për të furnizuar jo vetëm aeroportin, por edhe 27 – 28 mijë shtëpi që e rrethojnë. Edhe pse ndërtimi nuk do të nisë para vitit 2022, Aeroporti Ndërkombëtar i Edmonton shpreson që parku diellor i ardhshëm do të kompensojë 106 mijë tonë dioksid karboni në vit.

    / Euronews

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Afrim Gashi në pragë të zgjedhjeve takohet me përfaqësuesit e OSBE – ODIHR në Shkup

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lulzim Aliu, aktualisht edhe Shef i Shtabit Qendror...

    Pakënaqësi në ASH- Saraj, jep dorëheqje kryetari i nëndegës Rashçe

    Kryetari i nëndegës së vendbanimit Rashçe Fidush Abdiu, jep dorëheqje nga ky funksion, pasi që shpreh pakënaqësi për vendimet...

    Çairit ju shtua edhe një kënd super-modern për fëmijë (FOTO)

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se Çairit prej sot ju shtua edhe një kënd super-modern për...

    Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi

    Në Tetovë po mbahen protesta si shenjë revolte ndaj zjarrit që dogji spitalin modular në Tetovë. Protestuesit thonë se...