More

    Paralelja në Idirizovë, Ademi premton zgjidhje

    Ministria e Arsimit do të japë leje për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore“ Njegosh” në Idrizovë, në të cilën nxënësve pas klasës së pestë deri në klasën e nëntë, u mohohet e drejta që mësimet t’i ndjekin në gjuhën shqipe. Alsat informoi për problemin në fjalë dy ditë më parë, kur prindërit e fëmijëve vendosën që të bojkotojnë mësimin deri në zgjidhjen e problemit. Lidhur me këtë, sot ministri i arsimit, Arbër Ademi, realizoi takim me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, drejtorin e shkollës dhe përfaqësues të prindërve. Ministri Ademi tha se nesër do të fillojë procedura për dhënien e pëlqimit për hapjen e paraleles dhe e njëjta, sipas tij, do të përfundojë brenda kësaj jave.

    Sigurisht se gjatë këtij viti shkollor. Këto procedura për të cilat ne po flasim dhe për të cilën u shpreh gatishmëri dhe vullnet do të duhet të përfundojnë Brenda kësaj jave tërësisht.”
    Të nesërmen do të duhet të dorëzohet një kërkesa e tillë nga shkolla deri tek kryetari i komunës, e më pas të përcillet ajo deri në Ministri të Arsimit, për konfirmim final dhe për formim të paraleles- deklaroi Arbër Ademi- ministër i Arsimit.

    Kryetari i Komunës së Gazi Babës, i cili deri tani nuk ishte prononcuar për këtë rast me arsyetimin se nuk është i informuar detajisht, edhe pse ky problem ekziston tashme rreth 13 vjet, sot tha se deri tani askush nuk ka dorëzuar kërkesë zyrtare. Megjithatë sa i takon kohës së nevojshme për formimin e paraleles, Georgievski tregohet më i rezervuar, pa cekur ndonjë afat.

    Sot për herë të parë flasim për kërkesa të tilla. Nga sot fillojmë me zgjidhjen e këtij problem. Në të njëjtën kohë duhet të plotësohen edhe kushtet kadrovike, të sigurohen hapësirat dhe financat. Deri tek unë as nuk ka pasur kërkesë- tha Boris Georgievski- Kryetar i Komunës së Gazi Babës.

    Me një qasje krejt tjetër sot në takim mori pjesë edhe drejtori i shkollës “Njegosh”, Nikolla Nastevski, i cili të hënën nuk pranoi të flasë për këtë çështje, madje me sjellje aspak profesionale duke angazhuar edhe sigurimin e shkollës përzuri gazetarët nga zyra e tij. Sot edhe pse më miqësor, përsëri nuk e pa të arsyeshme të jepte deklaratë.

    Nga hapja e paraleles shqipe përfitojnë jo vetëm fëmijët e fshatit Jurumler, por edhe dhjetëra fëmijë të fshatrave përreth.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Tualeti i çerdhes “Rinia” në Tetovë, foto e vitit

    Tualeti në foto është projekt i realizuar nga Komuna e Tetovës në çerdhen Rinia në Tetovë njoftoi kryetarja e...

    Philip Reeker vjen në Ohër

    Departamenti Shtetëror i SHBA-ve mbrëmë njoftuan se ushtruesi i detyrës, zëvendës-ndihmë Sekretari i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip...

    Një viktimë dhe 4 raste të reja me Kovid-19, në 24 orët e fundit

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3074 teste nga të cilat vetëm katër persona kanë rezultuar pozitiv me...

    Aksident trafiku, rrokulliset kamioni

    Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë në afërsi të Strazhës, me çrrastë një...