More

    Pelegrinazh në Mekë, vetëm për të vaksinuarit

    Vetëm ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 do të jenë të autorizuar të marrin pjesë në umren, në pelegrinazhin që zhvillohet në Mekë.

    Në mes të muajit prill nis edhe muaji i shenjtë i agjërimit për besimtarët myslimanë.

    Në një deklaratë për mediat, ministria e Haxhit tha se në nisje të Ramazanit  “vetëm njerëzit imunë” ndaj koronavirusit do të lejohet të kryejnë “umren” ose lutje në Xhaminë e Madhe të Mekës.

    Kjo masë vlen veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dy doza të nevojshme të vaksinës dhe për ata që kanë marrë një dozë të vetme për të paktën katërmbëdhjetë ditë.

    Ramazani zakonisht shkakton një fluks të madh të besimtarëve në Mekë nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera myslimane.

    Pelegrinazhi i vogël, i pezulluar në Mars 2020 për shkak të pandemisë Covid-19, rifilloi me frikë në fillim të Tetorit me masa paraprake.

    Fillimisht, vetëm 6,000 sauditë dhe shtetas të huaj u lejuan çdo ditë për lutjen, e cila mund të ndërmerret gjatë gjithë vitit ndryshe nga haxhi, i cili zhvillohet një herë në vit.

    Më shumë se 390,000 raste me Covid-19 janë regjistruar në Arabinë Saudite, përfshirë  6,700 viktima dhe më shumë se 5 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine në një popullsi prej 34 milionë banorë.

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Apple raporton fitime rekord pas dyfishimit të shitjeve të iPhone

    Një rritje e shitjeve të iPhone, veçanërisht në Kinë, kanë dyfishuar fitimet e Apple që prej fillimit të pandemisë. Rezultatet...

    Gashi kundër digjitalizimit të librave: Është sikurse projekti i Gruevskit për kompjuterët

    Partia opozitare, Alternativa është deklaruar kundër digjitalizimit të librave shkollorë. Këtë e ka shprehur, kryetari i partisë, Afrim Gashi në...

    Kufiri me Greqinë pritet të hapet me 14 maj

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se pas konsultimit me autoritetet greke është bërë e ditur se kufiri...

    Nga java e ardhshme vaksinim i mbi 10 mijë qytetarëve në ditë

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se pikat për vaksinim masiv që duhet të funksionojnë edhe në gjashtë qytete...