More

    Perez: Superliga nuk anulohet, por shpëton futbollin

    Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dhënë intervistë ekskluzive për “El Chiringuito” ku foli për Superligën Evropiane. Perez potencoi Superliga do ta shpëtojë futbollin, kurse ekipet që marrin pjesë nuk do përjashtohen nga garat e tyre, gjë që është duke provuar të bëj UEFA.

    Intervista e plotë e Perez për Chiringuito TV:

    “Shumë klube në Spanjë, Itali dhe Amerikë duhet të gjejnë zgjidhje për situatën e keqe financiare. E vetmja mënyrë është të zhvillojmë më shumë ndeshje. Në vend të Ligës së Kampionëve, Superliga ndihmon klubin të shërohet dhe të fitojë më shumë”.

    “Te Real Madrid kemi humbur shumë para, jemi në situatë të keqe. Superliga do të shpëtojë klubin financiarisht”.

    “Superliga nuk do mbyllet, nuk është e vërtetë. Kush do që fiton pesë vendet e para do jetë në gjendje të luajë me klubet më të mira në botë”.

    “Do bisedojmë me UEFA-n. UEFA ka punuar në formatin e ri të LK, por sinqerisht nuk e kuptoj. Duam ta shpëtojmë futbollin”.

    “UEFA është monopol, por duhet të jetë më transparent. Duam të shpëtojmë futbollin për 20 vite, është kohë në rrezik. Nëse fiton, merr 120 milionë deri në 130 milionë nga UEFA, por me Superligën do fitojmë shumë më shumë”.

    “Mos u shqetësoni lojtarët nuk përjashtohen nga Kombëtaret”.

    “Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea dhe tjerat klube të Superligës nuk do përjashtohen nga LK ose ligat e tjera. Jam i sigurt 100 për qind. E pamundur”.

    “Nuk do përjashtohemi as nga Liga e Kampionëve, mund ta sigurojë”.

    “PSZH ende nuk është ftuar. Nuk kemi biseduar me klubet gjermane. Jemi 12 klube dhe duam të bëhemi 15. Nëse PSZH dhe Bajern refuzojnë, Superliga nuk do anulohet. Ky është budallallëk”.

    “Barcelona është duke kaluar kohë të vështirë me situatën ekonomike, Laporta e kuptoj menjëherë dhe pranoj si klubet e tjera të mëdha. Ne do punësojmë arbitrit më të mirë në botë”.

    Ndërkohë, Perez në fund konfirmoi që nuk do rikthehet CR7.

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sonte gjysmëfinalja e Champions League

    Një përballje historike do të jetë ajo mes Manchester City dhe PSG në gjysmëfinalen e kthimit të Champions legue....

    Hoxha për Selën dhe Gashin: Edhe mashtrues, edhe lider opozite nuk shkon

    Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa i cili është edhe ministër në Qeveri, ka dërguar kritika deri te liderët opozitarë,...

    Policia e pamëshirshme, për një ditë ka sanksionuar 788 shoferë

    Gjatë ditës së djeshme (03.05.2021) Ministria për Punë të Brendshme ka zbatuar një aksion të përforcuar në territorin e...

    Çmim i ri i dizelit

    Në mbledhjen e sotme, Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të shtrenjtoj çmimin e dizelit për gjysmë denarë,...