More

    Pesë masa të reja për mbështetje të turizmit dhe hotelierisë

    Ministria e Ekonomisë sot fillon me zbatimin e pesë masave nga grupi i katërt që janë mbështetja e drejtpërdrejtë për punëtorët e turizmit dhe hotelierisë të cilët u prekën nga pandemia e Covid-19. Masat u miratuan në konsultim me sektorin privat dhe ne besojmë se do të jenë një mbështetje shumë e rëndësishme, njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

    Pesë masat, siç tha ai në konferencën e sotme për shtyp, janë kthimi i tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë, grantet për agjencitë e udhëtimit, grantet për restorantet e kategorizuara për dasma, grantet për këndet e lojërave dhe grantet për ciceronët e licencuar turistikë.

    “Për realizimin e pesë masave Ministria e Ekonomisë me rishikimin e buxhetit ka siguruar 459.65 milion denarë, gjegjësisht 7.5 milion euro. Afati i aplikimit për këto pesë masa është 27 nëntori, ndërsa mbështetja financiare do të paguhet deri në fund të vitit”, thotë Bekteshi

     

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Incident i armatosur në Bukoviq

    Para pak çastesh në vendbanimin Bukoviq ka ndodhur një incident i armatosur, njofton derveni.info. Jo zyrtarisht thuhet se janë përleshur...

    Klubi malor “Gryka e Dervenit” viziton kompaninë “Dauti Komerc”

    Sot përfaqësuesit e kryesisë së Klubit Malor "Gryka e Dervenit" në përbërje Kryetarja Imran Jonuzi nënkryetari Ramadani Zufer dhe...

    Përleshje fizike mes të burgosurve në Burgun e Idrizovës

    Rrahje mes të burgosurve në burgun e Idrizovës. Në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, dje rreth orës 18:50...

    Kush janë 140 deputetët që do të ulen në karriget e Parlamentit të ri të Shqipërisë

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pak më parë, shpalli mbylljen e procesit të numërimit të votave...