More

    Policia “djeg” me gjoba banorët e Sarajit


    Javën e fundit janë shqiptuar 778 sanksione për vozitje të shpejtë në territorin e mbarë vendit.

    Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në aksionin e zbatuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 778 sanksione për vozitës që lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, njofton MPB.

    Edhe në teritorin e komunës Saraj janë vërejtur kontrolle të shpeshtuara të policisë. Banorët e fshatrave të Sarajit janë ballafaquar edhe në daje të Sarajit me kontrolle të shpeshta të policisë rrugore dhe shumë prej tyre janë gjobitur.

    “Prej tyre 111 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, 12 automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë nga shpejtësia e lejuar.

    Numri më i madh i sanksioneve janë shqiptuar në territorin e SPB- Tetovë- 151, pastaj në territorin e SPB Shkup- 145, territorin e SPB Kumanovë-123…”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

    Nga MPB paralajmërojnë se aksionet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Kryetari i BDI-së Ahmeti sonte në Klan Debat

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte me fillim në ora 20:30 do të marr pjesë në...

    Kasami flet nga Tetova: Do të jemi fitues në zgjedhjet lokale

    Lëvizja BESA ka vazhduar me ristrukturimin e forumeve partiake, gjegjësisht nëndegëve në Tetovë. Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami theksoi...

    Ballkani pa roaming me 1 korrik, por si do ta përdorni internetin

    Qytetarët duhet të kenë kujdes me përdorimin e internetit nga 1 korriku në vendet e rajonit. Edhe pse që...

    “Можеме” edhe në Zhelinë. A ka kush i ndal?

    Koalicioni "можеме" ka vizituar sot komunën e Zhelinës, ku kanë luajtur futboll. Me dresa në maqedonisht dhe disa në...