More

    Pritshmëritë e qytetarëve në prag të zgjedhjeve lokale

    Shkruan Isamedin Saiti

    Jemi në javën e fundit të kampanjës për zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.

    Partitë politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut  , i kanë tashmë kandidatët e tyre,që do të garojnë për një mandat të tyre.

    Por çka në fakt paraqet pushteti lokal në Republikën tonë?

    Si është organizuar ai?

    A është plotësisht i decentralizuar nga pushteti qendror?

    A ekzistojnë mekanizma nga shteti  ,të cilët do të mbikqyrnin punën  dhe organizimin e saj në nivel lokal!?

    Cili është burimi kryesor i komunave në krijimin e buxhetit të saj?

    Transparenca publike pranë qytetarëve të saj,nepotizmi,korrupsioni,uzurpimi i hapësirave publike nga mafia urbane,keqpërdorimi i mjeteve për furnizime publike,ndertimet e egrra  ,infrasrtukturë  rrugore  prej në kohën e komunizmit  ,rrjete  të dobta  kanalizimesh ,trukimi  i tenderave etj ,krejt këto ,një kancer i komunave ,sidomos shqiptare  ,që assesi  ti mënjanomë  si shoqëri !.

    –Pushteti lokal paraqet formën e oraganizimit të pushtetit  në nivel  komunal.

    Pas pavarësisë së RMV  nga sistemi komunist,dhe me zgjedhjet e para demokratike,u krijua qeveria e parë se asaj kohe ,e cila ishte centraliste,duke dashur që të ketë nën kontroll çdo pjesë të territorit të saj.

    Çdo gjë shkonte përmes saj,si  çështjet e urbanizmit,socijale,kulturore ,sportive etj.

    Pra,nga zgjedhjet e para  që ishin më vitin 1991 deri në vitin 1996 kishin të formuar në qeveri e cila ishte totalisht qeveri centraliste.

    Në aspektin politik në Maqedoni akoma nuk ekziston vullnet i mirëfilltë politik i decentralizimit së pushtet.Ne vendet e zhvilluara decentarlizimi i pushteti bëhet me qëllim të një efikasiteti më të madh në çështjet e krijimit të politikave ekonomike ,sociale  kulturore etj..

    Në RMV procesi i decentralizimit filloi në vitin 2005 dhe ato me tre forma:

    1 decentralizim politik

    2 decentralizim administrativ

    3 decentralizim fiskal.

    Decentralizim fiskal ,për dallim nga dy të parat që deri diku gjejnë zbatim,fiskalja  asesi të gjen rrugën e saj që do të bënin komunat të jenë më të pavarura  financiarisht..

    -Kontrolloni apo monitorimi shtetëror mbi punën dhe organizimin e punës së komunave.

    Është ministrina e  pushteti lokal ,enkas e formuar  për të trasuar  rrugën  e asaj se si të drejtohen dhe qeverisin komunat.

    Por,për fat të keq edhe pse kjo ministri daton që nga koha  kur u filloi  decentralizimi  ,nuk e bëri punën që komunat të funksionojnë ashtu siq duhet të funksionojnë.Ata çdo herë janë më borxhe,secili duke fajësuar paraardhësin e tij,e komunat akoma të zhytur në borxhe ,dhe duke vazhduar për mos të ju dhënë shërbime cilësore qyteteve të saj.

    BUXHETI I KOMUNAVE

    Komunat në RMV si burim kryesor të buxhetit të saj financiar e kanë atë buxhet që jua ndanë qeveria RMV .

    Sa mjafton ky buxhet I ndarë nga qeveria për nevojat e qytetarëve,ëështë tjetër punë,dikush thotë që me mjetet e ndara  nga qeveria nuk mjaftojnë as edhe për sende elementare.Por praktika të ndryshme  në funksionimin e komunave na tregojnë të kundërtën,se nëse punohet me përkushtim  ,pa vjedhje dhe pa keqpërdorime  të mjeteve me atë mjete  që janë mund  të bëhen shumë punë në një komunë.

    Sa për ilustrim,do ta mar shembull komunën  time ,Sarajin  me komunën fqinje,atë të Zhelinës.

    Të dyja komunat, përafërsisht kanë një numër të barabartë të banorëve,dhe përafërsisht pozitë të njëjtë të përshtatshme gjeografike,pasi që të dyja komunat i lidh koridori që i shpie në perëndim në dalje në detin Adriatik.

    Përparësi  komunës së Sarajit  shtoja edhe faktin se është me afër kryeqytetit , dhe se  bën   pjesë në një prej 10 komunave që e përbëjnë qytetin Shkupit ,që në përkthim dmth se komuna e Sarajit me dy buxhete vjetore,atë të vetin, të ndarë nga qeveria ,dhe buxhetin e hises  që i takon në qytetin e Shkupit, ka bërë shumë më pak investime në Infrastrukturë rrugore ,objekte për të mirën e qytetarëve të saj krahasuar me komunën e Zhelinës.

    Keni kaluar këto ditë ,këto muaj nëpër Zhelinë?

    Nëse po,sigurisht për pak kohë jeni ndjerë sikur të jeni në ndonjë fshat  të Zvicrës.Me rrugë mirë të asfalltuara,me trotoare  për ecje në këmbë  dhe  ciklista,me bankina  mirë të vënduara  dhe ,normal  ,e gjithë kjo mirë e shenjëzuar.

    Qka desha të them me këtë?

    Se nuk është arsye ajo se mjetet që ja ndarë qeveria komunës, janë të pamjaftueshme për të bërë punë për të mirat e gjithë qytetarëve,por se je apo nuk je menaxhues i mirë i atyre mjeteve.

    TRANSPATENCA PUBLIKE E KOMUNAVE

    Është obligim i çdo komune  që çdo mjet financiar ,që hyn dhe del  nga ky  institucion,përmes formave  të ndryshme ,të njoftoj qytetarin e saj se kta apo ky mjet u harxhua për këtë e këtë send. Është e drejtë e qytetarit që ai të dijë se ku harxhohen dhe si harxhohen mjetet e komunës ku edhe ai jeton.

    Në komunat tona shiptare,(përjashtim të vogë)kjo gati se nuk praktikohet ose nëse praktikohet ajo është vetëm sa për sy dhe faqe .

    NEPOTIZMI,KORRUSPIONI,UZURPIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE,FURNIZIMET PUBLIKE,NDËRTIME E EGRRA,TRUKIMI I TENDERËVE… NGELET KANCERI I KOMUNAVE

    Komunat tona janë bërë hapësirë ku po të kishim mundsi,edhe ndonjë të vdekur  familjarë ta punësojnë aty ,dhe duke mos e vrarë fare menden se l ai institucion është i të gjithëve.Komunat e shëmtuara në ,,shtëpi  të tyre,bile edhe ligjet e vënduara,mvarësisht prej disponimit  të tij.

    Or zotni  i nderuar,ligji është ligj  ,si për filanin  dhe si për fistekun,dhe çdo shtrembërim apo keqpërdorim të tij bën keqpërdorim të detyrës tënde zyrtare dhe për atë përgjigjesh.

    Ligjet  e tona ti vëndojmë nëpër shtëpitë tona,ndërsa në institucion do të vlejnë ligje përkatëse që janë aktuale.

    KORRUPSIONI

    Sikur të mos mjaftojë edhe ajo gjendje e rënduar ekonomike e çdo qytetari,që i gjori mezi pret rrogën e vet që të mbajë familjen e tij me ushqim,ngase ai është i vetmi që punon në familje ,shpesh herë në komunat tona ka hasur në dyer të mbyllura,qëllimisht,që detyrohet dikujt tja  mbush xhepin e ti të shqyer me euro për të ja kryer punën,që është i detyruar të ja kryej  nga ai moment që ka pranuar të punoj në atë institucion.

    UZURPIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE-NDERTIMET E EGRA

    Po të shkoni nëpër komunat shqiptare dhe kërkoni dokumentacionin e cilës do ndërtese  që doni,që është ndërtuar dy apo tre mandatet e fundit,do të shihni se ajo nuk i ka.

    Asnjëra prej tyre nuk ka aplikuar siq është rendi ,të aplikohet për ndërtim për leje,dhënia e lejes,pagimi i taksave komunale që rrjedhin nga dhënia e lejes së ndërtimit,por se ajo njëherë është ndërtuar,pastaj është futur në procedurë për legalizim i objektit të egër.

    E gjithë kjo ,dihet ka një çmim!

    TRUKIMI I TENDERËVE.

    A ju ka ndodhur juve, ndonjërit ,që keni konkuruar nëpër komunat tona, përmes së një firmë që keni  ,dhe keni fituar tenderin e asfaltimit  të një rruge apo fasadimin  e ndonjë objekti shkollore vetëm pse keni qenë më të mirë?Mesiguri që jo!.kush e di që edhe sa i mirë të  jesh dhe sa ma i liri të jesh,ajo ,dihet,do ti jepet një bashkpartiaku  të tij,po sikur ai ta bën edhe më çmim  tre fish ma shtrejtë.

    EKOLOGJIA DHE MENAXHIMI ME MBETURINAT…

    Ekologjia dhe menaxhimi me mbeturinat është një problem global në Maqedoninë e Veriut ,dhe se ky menaxhim ,sado që hera  herës mundohen të trajtohet konform standardeve të larta që dalin nga disa konventa europiane,përsëri gjendja në terren ka pamjen  e zymtë!.Perfektët   komunal edhe pse në agjendat  e tyre programore  ose planprogramet  zgjedhore vënd  të posaçëm zë edhe ky trajtim,që njëkohësisht edhe lëshohen mjete financiare që kjo dukuri të minimizohet,prap se prapë  gjendja është ashtu siq është!

    Disa faktorë esencial e drejtojnë gishtin nga ky keqmenaxhim  ekologjik dhe riciklim mbeturinash:

    1. Mos patja e një plani afat  gjatë nga kompetentët komunal në zbatimin e këtij plani.

    2.infrastrukturë të dobët në terren.(makineri për mbledhjen e mbeturinave,mospatja  e korpave  për hudhjen  e mbeturinave  në çdo vend,mungesa e personelit për pastrim të mbeturinave etj).

    2. Përgjegjësia e neve qytetarëve   në aspektin e uljes së vetëdijes ekologjike dhe mirëmbajtjen e ambientit ku jetojmë.

    Të gjithë në qytetarët jeni dëshmitarë dhe çdo ditë shofim se para çdo hymje -dalje të një vendbanimi ose fshati ,qytetarë të pandërgjegjshëm hudhin  mbeturina  ,dhe në këtë mënyrë natyrës  i japin një pamje të keqe ,duke krijuar një mini japoni të egër.!

    Me një fjalë,thënë më qartë ,ne  e pastrojmë një bërllok  tonin nga oborri jonë ,duke ja hedhur natyrës  barrën e rëndë,pa mos e ditur se ky veprim është ekuivalent,nëse ne  e pastrojmë oborrin tonë dhe ndotim  hapësirën  publike,ose thënë pak edhe më ndryshe(kushtimisht),a do të na vinte mirë neve,nëse  ka ky veprim i joni,një ditë ,nëse natyra vepron  njëjtë sikur ne,mbeturiant    ne  ja hedhim  asaj,ajo ,,hidhërrohet,,dhe bërllokun  e akumuluar  nga ne na përplas para derëve  tona!?

    POLITIKANË TË  (PA)PËRGJSHËM-SKEMI PËR BUKË,NA PREMTOJNË ÇOKOLLATA ZVICERANE

    Qytetarët, për të satën herë, nëpër kampanja zgjedhore  ,hasin  premtime nga më të ndryshmet,të shpalosura  nga  liderët partiak dhe kandidatëve  që garojnë  për vendin e tyre në komunë !

    Ata shpesh herë ,premtojnë aq shumë gjëra ,premtojnë sende që vështirë që mund  të realizohen (lexo :Kontrata),sa që ,edhe qytetarët shpesh herë mohojnë  me një negacion të madh atë që e premtojnë në fushatë!

    ,,Magnatët,,politik,të krijuar me kohën e veprimit të tyre politik,premtimet e tyre ,shpeshherë edhe qëllimisht i ngrejnë  aq lartë,saqë një  janë të sigurtë,se me hudhjen e atij premtimi,të një numër i përcaktuar votuesish ajo do të ndezë,por sa realisht ato realizohen është pikëpyetje e madhe.Koha na ka treguar se shumë pak nga këto janë realizuar ,e  të ,,fortit ,,e partive ,kësisoji  e duan qëndrimin e tyre në skenën politike!

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Gropë 10 metra e thellë, mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

    Që në orën 8 në mëngjes për komunikacion është mbyllur rruga rajonale Dibër – Mavrovë, tek Banja Kosovrast, për...

    Parashikimi i motit për sot

    Moti sot pritet të jetë kryesisht me vranësira, me shi të kohëpaskohshëm gjatë paradites. Temperatura maksimale pritet të jetë nga...

    Sot votojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosurit

    Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat....

    Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

    Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre...