More

    PROJEKTI PËR TRANSPORTIN ME AUTOBUS TË SHPEJTË NË SHKUP

    BOÇVARSKI: THIRRJE ARSOVSKËS TA RISHQYRTOJË PROJEKTIN

    Edhe pse kryetarja e qytetit të Shkupit Danela Arsovska bëri të ditur se do të anulohen procedurat e projektit për transportin me autobus të shpejt në Shkup i cili ishte promovuar nga ish kryetari i Shkupit Petre Shilegov, gjatë ditës së së sote Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, kërkoi nga Arsovska që ta rishqyrtojë shpalljet për anulimin e këtij projekti, pasi sipas tij, me buxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë 246 milionë denarë për këtë project.

    Nuk bëhet fjalë për blerjen e autobusëve të rinj, por për ndërtimin e një infrastrukture të tërë, pra një sistem krejt të ri të rrjetit të transportit që ofron transport të shpejtë dhe efikas të qytetit. Pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të automjeteve që qarkullojnë nëpër qytet e zënë automjetet e pasagjerëve dhe është diku mbi 80 për qind. “Dëshiroj të theksoj se procedura e tenderit për këtë projekt është në vazhdim e sipër dhe dëshiroj t’i dërgoj një apel Qytetit të Shkupit që të rishqyrtojë shpalljet për anulimin e këtij projekti”, tha Boçvarski.

    Sipas Boçvarskit është një projekt që, është projektuar dhe planifikuar për disa vite me studime dhe analiza të udhëhequra nga Qyteti i Shkupit. Për të njëjtën, në Kuvend u miratua një ligj, i cili i detyrohet shtetit 70 milionë euro ndaj Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila do të vendosë dy linja nga “metroja e autobusëve”./KlanMacedonia/

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Alarm në qendër të Shkupit

    Televizioni Klan Maqedoni para pak minitash ka raportuar se eshte bllokuar një pjesë e qendrës së Shkupit. Ja edhe postimi...

    Alternativa pritet të marrë 2 ministra 3 zv/ministra dhe 25 drejtori

    Bekim Sali nga Alternativa për TV21 është deklaruar në lidhje me zërat se Alternativa synon të merr Ministrinë e...

    Austri, 7 mijë euro gjobë ose burg për ata që refuzojnë vaksinën

    Ata që refuzojnë vaksinimin në Austri pasi masa për vaksinimin e detyrueshëm të hyjë në fuqi do të gjobiten...

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup jep njoftimi, nga ky muaj do të ndryshojnë terminet për viza pune

    Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga muaji shkurt do të ndryshojnë terminet për viza pune dhe se...