More

    Pse e hodhi fanellën e Juventusit? Sqarohet Ronaldo


    Cristiano Ronaldo hodhi fanellën pas fitores 3-1 të Juventusit kundër Genoas të dielën dhe atë e mori djaloshi që i mbledhë topat.

    Duket se 36-vjeçari kishte vepruar nga inati pasi nuk arriti të gjente rrjetën në përballjen që u zhvillua në Serie A.

    Dejan Kulusevski, Alvaro Morata dhe Weston McKennie ishin të gjithë në listën e realizatorëve, ​​pasi kampionët italianë morën tre pikët, por Ronaldo rrëmbeu vëmendjen e mediave me reagimin e tij pas vërshëllimës së fundit nga gjyqtari.

    Ylli i Portugalisë e hodhi fanellën e tij përpara se të ecte nëpër tunel për në dhomën e zhveshjes dhe ajo u mor nga një djalosh që mbledhë topat.

    Është raportuar se sulmuesi po shfrynte zhgënjimin e tij, por që nga ajo kohë është shpjeguar se ai po i dhuronte bluzën e tij si një dhuratë djaloshit.

    Vetëm disa javë më parë, Ronaldo pushtoi ballinat e mediave, kur ai hodhi shiritin e kapitenit të tij në tokë dhe eci nëpër tunel pasi pa një gol të ndaluar gjatë barazimit të Portugalisë në kualifikimet e Kupës së Botës.

    I pyetur për zemërimin e dukshëm të sulmuesit, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo erdhi në mbrojtje të tij.

    “Është normale që ai donte të shënonte një gol, veçanërisht duke parë që ndeshja kishte dalë në një mënyrë të caktuar”, ka thënë ai për Sky Sport.

    “Është pjesë e qëndrimit të kampionëve që duan gjithmonë të lënë gjurmët e tyre”.

    Pavarësisht se nuk ishte në listën e golashënuesve, Ronaldo pati një paraqitje të fortë për Biankonerët.

    Burger

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Maqedoni: Në veturë gjendet një person i pajetë

    Një banor i Ohrit u gjet i vdekur në një makinë, bëjnë të ditur nga policia, njofton Portalb. Në SPB...

    BFI me apel: Rrespektoni masat mbrojtëse gjatë festave

    Gjatë festës së 1 Majit, Pashkëve dhe festës së Bajramit, prioritet është respektimi i masave. Është e dëshirueshme të...

    Sulmi i Juventusit do të pësojë ndryshime në ndeshjen e radhës

    Në një konferencë për shtyp, Andrea Pirlo ka njoftuar se Alvaro Morata është në dyshime për ndeshjen e radhës...

    Covid 19 RMV/36 humbje jete, 214 raste të reja

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.276 teste, ndërsa janë regjistruar 214 raste...