More

    Publikohen shtatë thirrje për mbështetje financiare për sektorin hotelerik dhe turistik


    Janë shpallur shtatë thirrje publike për mbështetje financiare për sektorin turistik dhe hotelerik. Thirrjet publike kanë të bëjnë me agjencitë turistike, guidat turistike, artistët e estradës, kompanitë organizatore të ngjarjeve, këndet e lojërave, pushimoret private për fëmijë, kabaretë, klubet e natës, diskotekat dhe restorantet për dasma.

    Thirrjet publike janë miratuar në seancën e djeshme qeveritare, ndërsa janë pjesë e paketës së gjashtë antikrizë, në vlerë prej 17,8 milionë euro, me të cilën pritet të mbështeten rreth 10 mijë kompani të cilët punësojnë rreth 60 mijë qytetarë.

    “Për të gjithë këto thirrje publike si bazë për llogaritje të mbështetjes do të ndërmerren të ardhurat mujore mesatare të realizuaera në vitin 2019. Lartësia e mbështetjes llogaritet si vlerë prej 30 për qind nga të ardhurat mujore mesatare. Në mënyrë shtesë, çdo subjekti i regjistruar aktiv do të marrë mbështetje financiare në vlerë prek 15.200 denarë për të punësuar sipas numrit të orëve efektivë të punës me prerje të tërthortë më 31.12.2020”, sqaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

    Te agjencitë turistike, vlera e mjeteve do të lëvizë prej 60.000 deri 300.000 denarë, ndërsa do të varet nga të ardhurat e përgjithshme të realizuara dhe numrit të të punësuarve në vitin 2019, si dhe llojin e licencës.

    Ashtu që, për agjencitë turistike me licencë B e cila ka pasur të ardhura të përgjithshme deri në një milion denarë, granti do të jetë në vlerë prej 60 mijë denarë, ndërsa për agjencitë turistike me të ardhura të përgjithshme  prej një milion deri 2,5 milionë denarë, granti do të jetë 90.000 denarë. Agjencitë tusristike të cilat kanë pasur të ardhura të përgjithshme mbi 2,5 milionë denarë do të marrin grant prej 120 mijë denarë.

    Te agjencitë me licencë A, ato të cilat kanë treguar të ardhura të përgjithshme  në vitin 2019 deri në një milion denarë, do të marrin grant prej 100 mijë denarë, ato të cilat kanë pasur të ardhura deri 2,5 milionë denarë, do të marrin 200 mijë denarë, derisa ato të cilat kanë ardhura mbi 2,5 milionë denarë, do të marrin grant prej 300 mijë denarë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Maqedoni: Incident i armatosur, plagoset një person

    Një person nga Dibra mbrëmë është plagosur me armë zjarri dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës...

    Rexhepi: Koridori 8 ëndërr 160 vjeçare

    Zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi në TVM2 në emisionin Ritmi i ditës shpjegoi për koridorin e 8...

    Juristja Lindita Neziri-Ceka, doktoron në shkencat e drejtësisë

    Sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, para komisionit nën mentorimin e prof. dr. Abdulla Azizi, juristja Lindita...

    Ahmeti: Marrëveshja e Prespës si ajo e Ohrit

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në 3 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, ka theksuar se qytetarët e...